Kosova

Sonte në Prishtinë, qirinj për viktimat shqiptare në Kumanovë

Organizata Grupi i Pavarur Studentor (GPS) organizon sonte, në Sheshin “Ibrahim Rugpva” në Prishtinë, ndezjen e qirinjve në shenjë përkujtimi të viktimave dhe solidarizimi me shqiptarët e Maqedonisë, e veçmas familjarët e viktimave në konfliktin e fundit në Kumanovë.

“Duke parë zhvillimet e fundit që po ndodhin në Maqedoni, e veçmas në Kumanovë, Grupi i Pavarur Studentor, dënon ashpër këto vepra makabre të pushtetit maqedonas dhe njëherësh shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave”, thuhet në njoftimin e GPS.

Pjesëmarrësit në manifestim, që do të mbahet në orën 19:30, gjithashtu do të njoftohen me veprimet e mëtutjeshme të studentëve në lidhje me atë se si mund të ndihmohet popullata shqiptare në Maqedoni, në këto çaste të vështira për ta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button