🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.22 ▼0.5%
ARI 5,023 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,466 ▲ +1.95% ETH $2,166 ▲ +3.63% XRP $1.4444 ▲ +2.83% SOL $91.9400 ▲ +4.51%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.22 ▼0.5 % ARI 5,023 ▼0.77 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.22 ▼0.5 % ARI 5,023 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

Sot, përfundimisht programi qeverisës

Grupet punuese të PDK-së dhe LDK-së janë futur në fazën finale. Madje grupi i cili po punon në harmonizimin e programit qeverisës, pretendohet të ketë mbaruar punën.
sot-p-euml-rfundimisht-programi-qeveris-euml-s_hdAnëtarë të këtij grupi kanë paralajmëruar se të hënën (sot) do të miratohet përfundimisht programi qeverisës në bazë të të cilit do të qeveriset vendi në 4 vjetët në vazhdim.

Në fazën finale është edhe ndarja e dikastereve, mirëpo anëtarë të këtij grupi nuk kanë dashur të zbulojnë ditën se kur do të bëhet ndarja përfundimtare e posteve.

Arsim Bajrami nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili e kryeson grupin për harmonizimin e programit qeverisës nga kjo parti, ka thënë se grupet punuese do ta mbarojnë punën e tyre sot.

“Grupet punuese të të dy partive të hënën (sot) do ta përfundojnë punën dhe do ta miratojmë harmonizimin e programit qeverisës për periudhën 2014- 2018”, ka thënë Bajrami.

Gazeta ka provuar të marrë qëndrim edhe nga Avdullah Hoti i LDK-së, i cili e kryeson këtë grup nga kjo parti, mirëpo ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të shumta.

Edhe ndarja e posteve ministrore është në fazën finale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.