Sot shqiptaret votojne per te zgjedhur qeverisjen e tyre vendore

5212 qendra votimi do të çelin dyert sot (14 maj) në orën 7:00 të mëngjesit për t’i dhënë mundësi qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre me votë për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive të vendit dhe 3222 anëtarë të këshillave bashkiake.
Në këto zgjedhje vendore janë 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në garë për këto vota janë formalisht 145 kandidatë për kryetarë dhe 23,646 kandidatë për këshilltarë.
Për herë të parë, në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë do të zbatohet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik.
Për t’i dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të votojnë është vendosur edhe shtyrja e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të votuesve deri në datën 31 Maj 2023.
Për këtë proces zgjedhor janë trajnuar: Trajnerë afatgjatë dhe afatshkurtër të KZAZ/KQV/GNV si dhe komisionerë, sekretarë dhe operatorë të KZAZ-vë. Janë trajnuar operatorët e pajisjeve elektronike të identifikimit, por edhe të votimit elektronik; monitorues të fushatës zgjedhore; financierë të partive politike; kandidatë për kryetar/këshill bashkiak dhe përfaqësues të tyre.
Nga data 4-6 Maj përfundoi faza e parë e dorëzimit të materialeve si dhomat e fshehta, kamerat që instalohen/ vendosen në qendrat e votimit;
Që në 7 Maj janë administruar në magazinat e KQZ-së fletët e votimit. Materialet zgjedhore kanë nisur të shpërndahen që më 9 Maj fillimisht në bashkitë e qarqeve Dibër, Lezhë, Gjirokastër, Fier, e më pas në bashkitë e tjera.
- 61 QV janë me 6 anëtarë
- 57 QV janë me 5 anëtarë
- 79 QV janë me 4 anëtarë
- 17 QV me 3 anëtarë
Votimi dhe numërimi elektronik do të kryhen në 401 qendra votimi në Elbasan, Kamëz dhe Vorë.
Rreth 20 QV janë në zona të thella dhe nuk mbulohen me internet dhe sinjal të telefonisë celulare, por KQZ ka gjetur zgjidhje alternative për të patur rezultatet 30 minuta pas përfundimit të procesit të votimit.
Komisioneri Celibashi vazhdimisht ka siguruar qytetarët që pajisja elektronike e votimit është e sigurt dhe garantohet fshehtësia e votës së tyre.
Ndërkohë, një mision prej 324 vëzhguesish ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it do të vëzhgojë zgjedhjet lokale në Shqipëri, të cilët do të shikojnë ecurinë e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare. Po ashtu Ambasada amerikane do të ketë 14 vëzhgues, ndërsa BE do të ketë 10 vëzhgues.
Zgjedhjet lokale vijnë pas atyre të zhvilluara në vitin 2019 të cilat u bojkotuan nga opozita e djathtë, duke i lënë fushë të lirë socialistëve, të cilët morën kontrollin e thuajse gjithë bashkive të vendit dhe këshillave bashkiakë. Opozita aktualisht përfaqësohet vetëm në Shkodër, ku kandidati demokrat fitoi në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara në mars të vitit 2022.
Kandidatët në garë për kryebashkiakë në 61 bashkitë e vendit
-
Bashkia Kandidati i PS Berisha-Meta PD
-
Qarku Tiranë
-
Tiranë Erion Veliaj Belind Këlliçi Roland Bejko
-
Rrogozhinë Edison Memolla Shkëlqim Hoxha
-
Kavajë Redjan Krali Fisnik Qosja
-
Vorë Blerim Shera Indrit Hoxha
-
Kamëz Rakip Sulin Arjan Hoxha Bilbil Bajraktari
-
Qarku Shkodër
-
M. e Madhe Tonin Marinaj Isa Ramaj
-
Shkodër Benet Beci Bardh Spahia
-
Pukë Gjon Gjonaj Rrok Dodaj
-
Vau i Dejës Kristjan Shkreli Zef Hila Klomentina Drini
-
Fushë Arrëz Frank Tuci Hil Curri
-
Qarku Elbasan
-
Elbasan Gledjan Llatja Luçiano Boçi
-
Cërrik Andis Sala Servet Duzha
-
Belsh Arif Tafani Bedri Qypi
-
Gramsh Besjan Ajazi Hasim Çekrezi
-
Peqin Bukurosh Maçi Mustafa Pashja
-
Librazhd Mariglen Disha Shefki Çota
-
Përrenjas Nuri Belba Suzana Topi
-
Qarku Lezhë
-
Lezhë Pjerin Ndreu Pashk Gjoni
-
Kurbin Majlinda Cara Behar Haxhiu
-
Mirditë Ndrec Deda Albert Melyshi Mark Ruçi
-
Qarku Dibër
-
Dibër Rahim Spahiu Ismail Uka Naim Gazidede
-
Mat Agron Malaj Skender Gjuci
-
Klos Ilmi Hoxha Bedri Hoxha
-
Bulqizë Festime Mjeshtri Dëfrim Fiku
-
Qarku Berat
-
Skrapar Adriatik Meta Euglen Mustafallari
-
Polican Adriatik Zotkaj Behar Xhaferaj Florian Qamo
-
Berat Ervin Demo Zija Ismaili
-
Dimal Juliana Mema Gentian Meçi Dritan Sula
-
Kuçovë Kreshnik Hajdari Lefter Maliqi Ilirjan Koxhaj
-
Qarku i Durrësit
-
Durrës Emirjana Sako Igli Cara
-
Shijak Elton Arbana Rezeart Tusha
-
Krujë Artur Bushi Agron Loka Sabah Sheta
-
Qarku Korçë
-
Korçë Sotiraq Filo Ledina Alolli
-
Pogradec Ilir Xhakolli Zini Tollozhina
-
Devoll Eduard Duro Elvis Hajdërlli
-
Maliq Gëzim Topçiu Alfred Gega
-
Pustec Palë Kolevski Pandi Jani
-
Kolonjë Erion Isai Et’hem Lumani
-
Qarku Gjirokastër
-
Gjirokastër Flamur Golemi Dorjan Lani Shemsho Lamaj
-
Përmet Alma Hoxha Edmond Komino
-
Këlcyrë Klement Domi Arjan Kasaj
-
Tepelenë Tërmet Peci Baftjar Imeri
-
Memaliaj Gjolekë Guci Albert Malaj
-
Libohova Leonard Hide Adil Xhelili
-
Dropull Dhimitë Toli Thanas Maneka
-
Qarku Kukës
-
Kukës Safet Gjici Admir Sinamati
-
Tropojë Rexh Byberi Besnik Dushaj
-
Has Halit Mulaj Miftar Dauti
-
Qarku Vlorë
-
Vlorë Ermal Dredha Hysni Sharra
-
Selenicë Nertil Bellaj Leonard Rakipaj
-
Delvinë Besmir Veliu Ilir Mehmeti
-
Finiq Romeo Cakulli Leonidha Kristo
-
Himarë Jorgo Goro Fredi Beleri
-
Konispol Erges Dule Fatmir Shero
-
Sarandë Olti Caci Ardit Cikuli Skënder Muço
-
Qarku Fier
-
Fier Armando Subashi Evdar Kodheli Eriselda Zotaj Çelaj
-
Lushnje Eriselda Sefa Eduart Sharka
-
Mallakastër Qerim Ismaili Resmi Shanaj Agron Kapllanaj
-
Roskovec Majlinda Bufi Erdit Hazizaj
-
Patos Fatjon Duraj Sofije Alushaj Pranvera Rizai
-
Divjakë Josif Goreja Aurel Malko
/rtsh.al/