Sot skadon licenca e NIS-it; skadon edhe afati i negociatave MOL–Gazprom Neft
Kompania serbe e naftës pret përgjigjen e OFAC-ut për licencën e re; sot mbyllet edhe afati i bisedimeve për shitjen e aksioneve ruse dhe për aranzhimin e gazit me Rusinë
Sot, më 30 shtator, skadon licenca e posaçme e Thesarit amerikan (OFAC) që i lejon kompanisë serbe të naftës NIS të operojë normalisht, dhe kompania pret përgjigjen për kërkesën e një licence të re, shkruan Danas.
Sipas NIS-it, vazhdimësia e biznesit, puna e rafinerisë së naftës në Pançevë dhe furnizimi i tregut janë kyç për stabilitetin energjetik të Serbisë. NIS operon rafinerinë e vetme të vendit dhe siguron rreth 80% të karburantit të konsumit vendas.
Data e sotme është afat edhe për negociatat mes hungarezit MOL dhe Gazprom Neftit rus për shitjen e aksioneve shumicë të NIS-it, si dhe për aranzhimin e ri të gazit mes Serbisë dhe Rusisë, vazhdimi i të cilit u njoftua pas bisedës telefonike të presidentit serb Aleksandar Vuçiç me presidentin rus Vladimir Putin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.