🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,790 ▼ -2.65% ETH $2,181 ▼ -2.74% XRP $1.3229 ▼ -1.5% SOL $81.6600 ▼ -3.17%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Sot, takim i ri i liderëve

Sot pritet një takim i ri liderësh, megjithëse burime partiake theksojnë se një gjë e tillë nuk është precizuar akoma. Gruevski dhe Zaev as pas takimit të ndarë që patën disa ditë më parë nuk arritën t’i përafrojnë qëndrimet.

Koha e tërheqjes e kryeministrit Gruevski ,si dhe çështjet lidhur me ministrin e brendshëm dhe Prokurorit Publik, mbeten pikat më problematike në këto bisedime për të cilat palët nuk arrijnë dot kompromisin. Në një situatë të tillë, palët nuk kursejnë as akuzat e ndërsjella. Zaev sqaroi mbrëmë, se për disa linja të kuqe, LSDM-ja nuk lëshon pe.

“Bisedimet i zhvillojmë në mënyrë serioze, por të çliruar nga presioni. Për disa linja të kuqe nuk mund të lëshojmë pe. Argumentet janë në anën tonë. Qëndrimet tona janë gjendjet e vërtetuara në të gjitha raportet e fundit të Departamentit të Shtetit, të grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Rajnhard Pribe, të Kombeve të Bashkuara. Fundi i Gruevskit ka ardhur, largimi i tij është çështje modaliteti”, theksoi Zaev.

Më herët, kryeministri Gruveski e akuzoi liderin e opozitës se përmes parashtrimit të kush teve të palogjikshme përpiqet të pengojë arritjen e marrëveshjes. Madje sipas Gruevskit, Zaevi duke e zgjatur periudhën e krizës politike dëshiron të dëmtojë edhe ekonominë e vendit, me qëllim që qytetarët të fillojnë të dëshpërohen nga VMRO-ja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.