10 gjysmëfinalistët e përzgjedhur do të përballen sot me skenën e Universitetit të Arteve për të shkuar nesër në natën finale të këtrij konkursi
Nëse dikujt në Shqipëri do t’i tregoje se në Tiranë po organizohet një konkurs mbarëbotëror i dirigjentëve, reagimi i parë do të ishte mosbesim, ndërsa ai pasardhës, habi. Por përtej këtyre reagimeve, e përtej shprehjeve pesimiste, se Shqipëria nuk ka “staturë” të presë në konkurim dirigjentë të mirënjohur nga vendet më tradicionale të muzikës, është fakt se një aktivitet I tillë, është realitet në zhvillim. 75 dirigjentë nga shumë vende të botës, kanë zbritur në Tiranë, për të matur forcat me njëri-tjetrin, por edhe për të provuar të drejtojnë një Orkestër me shumë vite mbi supe, si ajo e Radiotelevizionit Shqiptar. Pikërisht Radiotelevizioni Publik në Shqipëri, është bërë bashkëorganizator në këtë event unik, duke iu ofruar si vlerë e shtuar, organizatorëve prestigjozë të NRTA Conducting Competition, një emër ambicioz ku, në listën e konkurseve të këtij kalibri ndërkombetar të muzikës. Brenda misionit të tij, për të përçuar artin e kulturën në public, Radiotelevizioni Shqiptar, ndërmori këtë inisiativë kurajoze, për të realizuar një aktivitet të këtyre përmasave, në bashkëpunim edhe me “Classics Management”.
Agjensia “Classics Management” ka si qëllim promovimin e artistëve të rinj dhe mundësinë që ata të jenë pjesë elitës muzikore. Njëkohësisht kjo agjensi zhvillon masterklase , organizon koncerte, turne si dhe vë në skenë vepra të ndryshme me orkestra ndërkombëtare.
Konkursi ndërkombëtar i dirigjentëve, ka filluar të egzistojë në vitin 2015, si një projekt ambicioz me Orkestren Sinfonike hungareze MAV. Asokohe u regjistruan 100 aplikantë, çka u konsiderua si shifër e habitshme, lidhur me dëshirën ndoshta të pashprehur të dirigjentëve të rinj, për të treguar veten e tyre përpara një jurie ndërkombëtare. Nën të njëjtën frymë e peshë profesionale, vijuan edhe edicionet e tjera të këtij aktiviteti, gjë që bëri që dirigjentët e rinj, të përmirësonin veten, për t’u ballafaquar me kolegë nga shumë vende të botës. Rrugëtimi artistik përfshiu disa shtete me traditë në muzikën klasike, si Italia, Franca, Hungaria, por edhe të tjera shtete si Greqia apo Kazakistani. “Stacioni“ i radhës tani është Shqipëria, jo edhe aq “kokëulur“ përsa i përket plejadës së dirigjentëve të saj.
Me dëshirën e mirë dhe me ambicien për të realizuar një organizim të tillë, stafi I RTSH-së dhe Orkestra Sinfonike, pranuan që nga data 2 deri më 8 Mars, ky konkurs të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar. Faza e parë eliminatore ka qënë ajo online ku kane aplikuar mbi 200 dirigjentë. Nga kjo fazë juria ka përzgjedhur 75 konkurrentë të cilët kanë mbërritur në Tiranë dhe menjeherë janë mirëpritur nga artistët e Orkestrës së harqeve të RTSH-së, për të zhvilluar një fazë të parë në datat 2,3,4 Mars, vetëm me një pjesë të përzgjedhur nga organizatorët .
Pasditen e 4 Marsit juria ka dhënë vlerësimin e saj në përzgjedhjen e 24 konkurentëve të cilët do të vazhdonin këtë garë në datat 5 dhe 6 Mars. Tashmë me një program më të zgjeruar dhe po ashtu me Orkestren Sinfonike ku dhe niveli artistik si dhe kerkesat janë në rritje pasi dhe veprat e përzgjedhura e kerkojnë këtë impenjim.
10 gjysmëfinalistët do të përballen tashmë me një tjetër skenëme një tjetër aspekt të formimit të tyre artistik. Do të ngjiten në skenën e Universitetit të Arteve me më shumë përkushtim por pa dyshim dhe emocion.
Orkestra e RTSH-së si një aset I vyer I artit dhe kulturës shqiptare është e gatshme për të ndihmuar secilin nga konkurrentët që tashmë në njëfarë mënyre janë familjarizuar duke patur parasysh lidhjen që krijohet midis artistëve kur kemi të bëjmë me muzikën.
Dhe pse nuk flasin të njëjtën gjuhë, muzikalisht ata kuptohen në mënyrën që vetëm artistët profesionistë dinë ta bëjnë. Të ndryshëm në mënyrën se si I trajtojnë veprat dirigjentët konkurentë kanë kërkesat e tyre për të sjellë kështu veçantinë e gjithësecilit.
Në këtë konkurs ndryshe nga konkurset e tjera nuk ka kufi moshe si për ti dhënë kështu mundësi të gjithëve të jenë pjesë e garës. Një tjetër veçanti në këtë aktivitet është pjesmarrja nga e gjithë bota duke përfshirë dirigjentë nga 35 shtete.
Tregu I këtij profesioni kaq të nderuar e të vlerësuar në të gjithë botën artistike ka nevojë që të krijohen mundësi për të vënë në provë talentin e tyre, për t‘u ballafaquar me nivele të ndryshme , dhe për atë që fiton në konkurse të këtij niveli të fillojë një karrierë të sigurtë.
3 finalistët e NRTA Conducting Competition do të ngjiten në podin e dirigjentit dhe do të drejtojnë Orkestrën Sinfonike të RTSH-së në datën 8 Mars ora 19 :00 në sallën e Universitetit të Arteve për të treguar kështu të gjitha vlerat artistike si drejtues orkestre përpara jurisë e cila përbëhet nga personalitete botërore të muzikës. Kjo finale do të trasnmetohet drejtpërdrejt në RTSH MUZIKË si një kanal që tregon vemendje të veçantë ndaj muzikës në tërësi.
E veçanta e këtij konkursi është dhe kujtesa që I bëhet figurës së kompozitorit tonë të nderuar, Nikolla Zoraqi. Një figure unike në muzikën tonë e cila I ka prekur me mjeshtëri të gjitha gjinitë e muzikës, duke filluar nga kënga,romanca e deri tek veprat më të mëdha si balet, koncerte , simfoni etj. Të gjitha këto, rreshtohen në fondin e artë të muzikës shqiptare. Kështu në natën finale do të kemi një Uverture Festive të Nikolla Zoraqit e cila do të luhet në tre forma të ndryshme me tre dirigjentë të ndryshëm por me një orkestër të vetme.
Juria e Konkursit Ndërkombëtar të dirigjentëve është një juri që prej disa ditësh ka vlerësuar me shumë kujdes mënyrën se si konkurrentët drejtojnë një orkestër. Ka vlerësuar kërkesat e tyre interpretative nga një orkestër sinfonike. Trajtimin e një vepre e cila tregon nivelin dhe karakterin artistik të një dirigjenti.
Cfarë thanë anëtarët e jurisë
Kryetari e kësaj jurie është Z.Zhani Ciko – Mjeshtër I Madh,I cili shumë I entuziasmuar që ky aktivitet po zhvillohet në Shqipëri thotë se organizatorët meritojnë fjalët më të mira. E gjitha kjo është një vlerë e shtuar e RTSH-së e cila së bashku me organizma artistike ndërkombëtare mund të zhvillojë aktivitete të nivelit të lartë artistik. Përsa I përket Orkestrës dua të them- shtoi ai- se ajo ka elementë të rinj dhe kjo I ka dhënë orkestrës një forcë dhe entuziasmin e duhur duke krijuar një formacion të konsoliduar artistik i cili mund të bëjë akoma me shumë. Mjeshtri Ciko uron veçanërisht për një vazhdimësi të këtij aktiviteti.
Vittorio Parisi – Dirigjent, Docent në Konservatorin G.Verdi ,Milano.
Kam shumë miq në këtë orkestër dhe ndjehem mjaft mirë mes tyre sa herë që vij. Gezohem kur shoh rritje të nivelit artistic të një prej orkestrave më të rëndësishme në vendin tuaj. Niveli I lartë artistik është ndërthurur mjaft mirë me disiplinën, gjë që mendoj është shumë e rëndësishme në artin që në bëjmë. E gjitha kjo ka bërë që konkurrentët të ndjehen mirë me artistët e orkestrës. Konkurrentët i kishim të moshave të ndryshme por sigurisht më shumë të rinj pasi janë ata që kanë nevojë të ballafaqohen dhe të marrin përshtypjet nga juria, gjë që bën që ata të jenë edhe më shumë të angazhuar në të ardhmen.
Bernt Bauge- Menaxher I Filarmonisë së Bergen
Fillimisht duhet të them që ky është një konkurs shumë I rëndësishëm për dirigjentët e rinj.Jam I befasuar me numrin e madh të pjesmarrësve dhe gjithashtu dua të them se niveli artistik i këtyre dirigjentëve është mjaft I lartë, gjë që herë pas here të vë në vështirësi kur bëhet fjala për vlerësim.Është bukur kur je pjesë e një jurie, veçanërisht kur flasim për një konkurs kaq dinjitoz ku përveç konkurrentëve kemi dhe një orkestër të një niveli kaq të lartë. E gjitha kjo sa me lart do të ndikojë në emrin e mirë të artit dhe muzikës serioze shqiptare.
Gyorgy Igric –Drejtor Artistik I Orkestrës Sinfonike të Radios, Hungari-shprehet se gjatë këtij rrugëtimi të këtyre ditëve juria ka patur shumë befasi të bukura ku përfshihen këta dirigjentë të cilët kanë një dëshirë te madhe për të qënë pjesë e elitës muzikore. Ndjehemi të gëzuar kur shikojmë dirigjentë nga e gjithë bota dhe sidomos nga Azia. Tashmë profesioni I dirigjentit nuk ju takon më vetëm djemve por edhe vajzave numri i të cilave ishte i shumtë në këtë konkurs si asnjëherë tjetër. Gjatë këtyre ditëve të qëndrimit tim këtu kam gjëra shumë të bukura por ajo që më ngroh shpirtin si muzikant që jam është përkushtimi I orkestrës. Janë artistë të vërtetë.
Maurizio Cocciolito –Drejtor Artistik I Sousti Aquilani
Zoti Cocciolito tregon se ngjarje të tilla janë të rëndësishme për gjithësecilin pasi këtu njihesh me njerëz, kultura dhe eksperienca të reja.Ajo që më bën vërtet përshtypje- shton ai- është pjesmarrja e madhe dhe shtrirja e tyre gjeografike e cila e bën shumë interesante gjithshka që na ofrohet nga konkurentët.Ata vijnë nga shkolla të ndryshme- thote ai, dhe kjo e bën më interesante garën. Jam shumë i lumtur që ndodhem në këtë sallë e cila mësova që ka qënë fillimi dhe vazhdimi I historisë së muzikës së vërtetë shqiptare.
Zoti Davide Cicchetti I cili ka rolin e Drejtorit të përgjithshëm në “Classics Management” është shprehur mjaft entuziast për realizimin e këtij konkursi në Shqipëri. Ka vlerësuar me nota maksimale Orkestrën e RTSH së si një Orkestër me një nivel të lartë artistik duke e barazuar me orkestra me emër në arenën muzikore, me një angazhim maksimal për çdo kërkesë të konkurrentëve por njëkohësisht dhe të organizatorëve. Ai gjithashtu vlerësoi dhe buzeqeshjen dhe dashamirësinë e çdo artisti të kësaj orkestre pavarsisht lodhjes dhe tejzgjatjes në interpretim gjatë këtyre ditëve.
Ndonëse nuk e kemi akoma fituesin pasi për këtë do të na duhet të presim mbrëmjen e 8 Marsit. Ai/ ajo do të jetë një dirigjent/e që ashtu si dhe të tjerët do të jenë të mirëpritur sërish nga Orkestra Sinfonike e RTSH-së për të realizuar koncerte dhe për të marrë duartrokitjet e publikut shqiptar. Por jo vetem kaq, ky konkurs do t’ju siguroje atyre që të ndërtojnë një karrierë të sigurtë në profesionin e bukur të dirigjentit duke drejtuar orkestra prestigjioze si ajo e Hungarisë e Norvegjisë ,Solisti Aquilani etj, etj.
Duke parë një ngjarje të tillë muzikore të realizuar me të gjitha kërkesat e kohës, Shqipëria I ka të gjitha mundësitë e një integrimi , falë kushteve,talentit dhe dëshirës së ,mirë për ta parë këtë gjini të muzikës si vlerë të shtuar e artit shqiptar, si brenda dhe jashtë vendit.