Sot zgjidhet gjykatësi nga Maqedonia në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut
Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës filloi votimi për zgjedhjen e gjykatësit nga Republika e Maqedonisë në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut, përcjell Telegrafi Maqedoni nga MIA.
Deputetët nga 47 vendet anëtare të këshillit të Evropës janë thirr që me fletëvotim deri në orën 17:00 të zgjedhin midis Natasha Gaber-Damjanovska, Jovan Ilievski dhe Zvoimir Jankullovski.
Komisioni për zgjedhje të gjykatësve pranë APKE-së paraprakisht i shqyrtoi kandidaturat e të gjithë tre kandidatëve të dorëzuara nga Republika e Maqedonisë, në takimin e mbajtur më 29 dhe 30 shtator të vitit 2016 në Paris, ku ka pasur edhe bisedime me kandidatët. Komisioni deri te anëtarët tjerë të APKE-së me shumicë të ngushtë të votave epërsi i dha Natasha Gaber-Damjanovska, si kandidate më kualifikuese e propozuar nga Maqedonia, para Jovan Ilievskit.
Kandidati i tretë Zvonimir Jankullovski nuk mori rekomandim nga Komisioni i APKE-së.
Votimi për gjykatësit është i fshehtë dhe raundi i parë do të mbyllet në orën 17:00, pas çka do të numërohen votat. Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk fiton shumicë absolute të votave, raundi i dytë është paraparë për të mërkurën.