Kronika

SPAK konfirmoi që Monika Kryemadhi kishte të drejtë. Pleqtë e azileve dhe të vdekurit janë ndërtuesit e inceneratorit të Tiranës

Në 9 Nëntor 2022, Kuvendi i Shqipërisë diskutonte mbi buxhetin e shtetit, ku parashikoheshin 10 milionë dollarë shtesë për inceneratorin e Tiranës.

Në atë seancë, deputetja e partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, replikonte ashpër me kryeministrin Rama, duke I kërkuar përgjegësi qeverisë, për rolin e tyre në realizimin e një evazioni fiskal prej 189 milionë dollarëve nga kompanitë fiktive që Klodian Zoto dhe inceneratori I Tiranës kishin përdorur për të përvetësuar fondet publike që Rama e Veliaj conin për llogari të inceneratorit.

“Kam një pyetje për ministren e financave, meqënëse keni referuar në prokurori me qindra kompani që kanë bërë evazion fiskal, në 24 kompani që unë kam çuar në SPAK, a i keni referuar në prokurori tre inceneratorët? Po ju si drejtori tatimesh a i keni audituar ndonjëherë këto kompani, apo u ka ardh me mesazh lëreni pezull?!

Edi Rama do të flasë dhe do të thotë, do përmendë plakat, pleqtë, sepse këto kompani që kanë bërë evazion fiskal janë kompanitë që kanë ndërtuar tre inceneratorët. Dhe sigurisht që Edi Rama nuk do ta shprehë që këtu është grabitur paraja e shqiptarëve, duke thënë që është thjesht evazion fiskal. Normal që Edi Ramës i dhemb, dhe ka problem me çështjen e inceneratorëve.

Me buxhetin e ri i jepni inceneratorit të Tiranës 10 milionë dollarë. Ndaj do ta vazhdojmë përsëri betejën e çmontimit të inceneratorëve, pavarësisht se Erion Veliaj thotë kam fut mik Ulsi Manjën për inceneratorin e Tiranës.”

Ndonëse Prokuroria Speciale Antikorruption I kishte prej kohësh dokumentet e dorëzuar nga deputetja Kryemadhi për evazionin fiskal madhor të realizuar nga inceneratori i Tiranës, opinion publik u shokua dhe u zgjua, kur Kryemadhi nisi të postonte këto fakte gjatë vitit 2022.

“Erdhën dy djem dhe më thanë të firmos”, u shpreh në atë kohë 90 vjeçarja Haxhire Gurakuqi, që rezulonte se kishte qarkulluar 30 milionë euro fatura të inceneratorëve.

Intervistën ajo e dha nga azili I pleqve, ku kalonte vitet e fundit të jetës.

Image

Investimi i madh i standardit europian, që kryeministri Rama krenohej se do të përfshinte kompaninë me famë botërore Paul Wurth, rezulton që është ndërtuar nga një e moshuar 90 vjeçare, e cila prej vitesh nuk ka parë dot përtej mureve të azilit, e jo më që të zotërojë një biznes privat, I cili ofron shërbime të tilla të specializuara ndërtimore.

Kjo histori absurdi me 90 vjecaren “milionere” Haxhire Gurakuqi, shpjegon më së miri shpejtësinë e kryeministrit Rama për të firmosur fap-fap-fap procedurat e inceneratorit të Tiranës. I cili, sic tregojnë faktet nuk po implementon një politikë menaxhimi mbetjesh, porsë, një plan të strukturuar ckriminal për të vjedhur cdo pasuri të shqiptarëve.

Ka kaluar pak më pak se 1 vit dhe sipas dokumenteve dhe kërkesës që SPAK ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë për realizimin e sekuestros së inceneratorit të Tiranës, të aprovuar nga gjykata në 1 gusht 2023, përshkruhet me detaje se si është realizuar ky evasion fiskal.

“Në përmbajtje të këtyre faturave, shtetasi Klodian Zoto ka paraqitur si kryerje të punimeve dhe blerje mallrash me subjektet “Lumi 06” shpk, “AA-117” shpk, “Al-BerCo&Co” shpk, “EZ & LA” shpk, por që në të vërtetë përmbajnë rrethana të rreme të përshkruara në to…”, është shprehur SPAK në këto dokumenta drejtuar gjykatës.

Image

Materiali i dorëzuar nga SPAK në Gjykatë vazhdon, duke referuar se si edhe pronarë të tjerë të listës së kompanive fiktive që kryemadhi ka denoncuar për evasion fiskal me inceneratorin e Tiranës, janë shprehur para hetuesve të BKH, se ata nuk kanë asnjë lidhje me kompanitë apo me punimet tek inceneratori i Tiranës.

Nëse SPAK do të kishte vepruar që në vitin 2021, kohë kur deputetja Kryemadhi ka denoncuar me fatura, libra shitjesh dhe blerjesh, evazionin fiskal që inceneratori I Tiranës kryente me këto kompani fiktive, shuma e përfituar nga pronarët e inceneratorëve përmes kësaj skeme do të ishin ndërperë me kohë dhe do të ishin ruajtur fondet publike.

Edhe nëse, qeveria, do ta kishte pranuar sfidën e Kryemadhit në Kuvendin e Shqipërise atë Nëntor të vitit 2022, duke udhëzuar Drejtorinë e Tatimeve për kryer kontroll tatimor pranë inceneratorit të Tiranës, shumë fonde të takspaguesve shqiptarë, sot do të ishin në arkën e shtetit dhe jo në llogaritë e pronarëve të inceneratorëve.
Në këto kushte që kallëzimi dhe denoncimet e kryemadhit për evazionin fiskal 189 milionë dollarë janë konfirmuar nga SPAK dhe gjykata, mbetet për tu zbardhur përgjegjësia penale e qeverisë dhe drejtorisë së tatimeve, të cilët me aksionet e tyre anti-informalitet, kanë mbyllur dyqane, ristorante, hotele, biznese të vogla dhe tezga shitësish ambulantë, por e kanë lejuar këtë vepër shumë të rëndë kriminale.

ImageImage

E nëse dhe SPAK e ka parë ashtu si Kryemadhi, që kompania e Klodian Zotos ka përdorur kompani fiktive të pleqve, plakave në azil, apo të barinjve në malet e Greqisë, për të ndërtuar inceneratorin e Tiranës, qytetarët shqiptarë e kanë të qartë investimin real që ka kryer deri më sot kompania Integrated Energy BV SPV, e cila në kontratë ka marrë përsipër të investojë 128 milonë euro, por shumë miliona euro punime i ka justifikuar përmes Klodian Zoto dhe kompanive fiktive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button