Europa
Spanjë, nxënësi vret mësuesin me shigjetë
Një mësues është vrarë dhe katër persona të tjerë janë plagosur lehtë në sulmin e sotëm që është kryer në një shkollë të Barcelonës.
Nxënësi ka përdorur një hark me shigjetë për të ekzekutuar mësuesin e tij, ndërsa shkaqet e kësaj ngjarje nuk bëhen të ditura. Lajmi është bërë I ditur nga agjencia e lajmeve Reuters që i referohet njoftimit të policisë spanjolle. Kjo e fundit tregon se autori i dyshuar i sulmit është arrestuar.