Politika

Spartak Braho për djegjen e mandateve: Jeta parlamentare vazhdon edhe më pas pasi mazho-ranca i ka 80 deputetë

Deputeti socialistë, Spartak Braho në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, teksa komenton protestën e opo-zitës, shprehet se ngjarjet që shoqëruan 5 orët e tubimit para Kryeministrisë ishin fundi i një “komedie me aktorë politikë që bllofuan se do luanin tragjeditë e Eskilit”.

Gjithashtu, ai shprehet se me vendimin për të djegur mandatet PD po bën vetëvrasje politike. Pavarësisht kësaj mase ekstreme, ai thekson se kjo nuk do ta pengojë Partinë Socialiste që të qeverisë deri në fund të mandatit që i kanë dhënë shqiptarët. “Do të jetë një vetëvrasje tjetër në kushtet e dëshpërimit. Në dëshpërim njeriu vetekzekutohet. Po jeta parlamentare vazhdon edhe më pas pasi mazho-ranca i ka 80 deputetë”, – shprehet Braho.

Jo vetëm kaq, por duke e konsideruar si diletantizëm sjelljen e PD dhe LSI, ai thekson se me këtë lloj opozite Partia Socialiste do fitojë edhe zgjedhjet e 2022. “Maxhoranca do vazhdojë të qeverisë deri 2026 me këtë opozitë që çdo 6 muaj “vret veten” por pa mendjemadhësi”, thekson Braho në këtë intervistë, ndërsa hedh poshtë çdo lloj mundësie për ripër-sëritjen e një marrëveshje të ngjashme me atë të majit të 2017 mes PD dhe PS. Duke folur për zgjedhjet vendore në qarkun e Durrësit ku ai bën dhe jetën politike partiake, Braho nuk e fsheh dëshirën e djalit të tij për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Durrësit. Sipas tij kjo dëshirë vjen për shkak të kontributit që djali i tij, Arbër Braho ka dhënë si nënkryetar i kësaj bashkie prej 5 vitesh. “Është vetëm një dëshirë e tij në mbështetje dhe si një kandidaturë që mendon t’i ofrohet Partisë Socialiste meqenëse ka 5 vjet si nënkryetar i Bashkisë së Durrësit”,- thekson Braho në këtë intervistë.

Zoti Braho, opozita protestoi për rreth 5 orë para Kryeministrisë ku nuk munguan as aktet e dhunës sidomos ndaj godinës. Keni ju një koment, si i patë ngjarjet e ndjeshme?
E ndoqa protestën aq sa munda nëpërmjet ekranit të televizionit dhe ajo që mund të them lidhur me pyetjen tuaj është se ngjarjet e djeshme ishin fundi i një komedie me aktorë politikë që bllofuan se do luanin tragjeditë e Eskilit.

Duket se jemi në kushtet e njëjta me ato të para dy viteve, ku para zgjedhjeve të përgjithshme opozita pas disa protestave u ngujua në çadrën para Kryeministrisë. Nisur edhe nga paralajmërimi i opozitës për të vijuar sërish të enjten protestën, çfarë duhet të bëjë mazhoranca tani?
Mazhoranca do vazhdojë të qeverisë deri 2026 me këtë opozitë që çdo 6 muaj “vret veten”, por pa mendjemadhësi.

Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje se do i propozojë grupit parlamentar të forcës që vet drejton që të djegë mandatet e deputetëve të saj si një masë ekstreme për të detyruar qeverinë që të pranojë kërkesat e opozitës për krijimin e një qeverie tranzicioni dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Si e komentoni këtë vendim të pritshëm të PD-së dhe si do ndikojë ajo në situatën politike në vend?
E para mandatet nuk i kanë personale. Jua ka dhënë populli dhe s’mund të tallen. Do të jetë një vetëvrasje tjetër në kushtet e dëshpërimit. Në dëshpërim njeriu vetekzekutohet. Po jeta parlamentare vazhdon edhe më pas pasi mazhoranca i ka 80 deputetë. Por ka edhe diçka tjetër: akrepi kur bie në fund të tasit e nuk del dot i ngul helmin e vdekjes dhe i jep fund. Kështu do t’i ndodhë edhe të ashtuquajturës opozitë. Ajo vetpërjashtohet nga strukturat parlamentare. Fshihet dhe s’ka më të drejtë të propozojë as një amendament ligjor, s’ka më të drejtë të llogarisë strukturat elektorale, komisionerë dhe prapë votat do ia numërojnë të tjerët. E kupton sa të marrë janë. Adio opozitë.

A ka vend për një marrëveshje të re mes mazhorancës dhe opozitës si ajo e 17 majit?
Marrëveshje duhet të ketë vetëm për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe reformën në drejtësi.

Zoti Braho, para pak javësh kryeministri Edi Rama riformatoi kabinetin e tij qeveritar duke ndryshuar më shumë se gjysmën e ministrave duke i zëvendësuar me emra kryesisht të panjohur. Si i shihni këto ndryshime dhe faktin që janë shmangur përfshirja e emrave dhe politikanëve të karrierës në PS?
Besoj se është shpejtë për të folur për ndryshimet në qeveri. Kanë kaluar vetëm pak javë nga momenti që ministrat e rinj kanë marrë detyrat e tyre. Të marrin veten një herë dhe të kuptojnë detyrat që duhet të kryejnë.

Dhe një pyetje për zgjedhjet në Durrës. Emri djalit tuaj është folur si një kandidat i mundshëm për Bashkinë e Durrësit për zgjedhjet e ardhshme vendore. A është ai, në fakt, një emër që po diskutohet edhe në strukturat e PS-së në Durrës për të qenë kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme të 30 qershorit?
Jo, është vetëm një dëshirë e tij në mbështetje dhe si një kandidaturë që mendon t’i ofrohet Partisë Socialiste meqenëse ka 5 vjet si nënkryetar i Bashkisë së Durrësit.

D

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button