Maqedonia
Spasovski: Qytetarët do të kontrollojnë harxhimin e parave të shtetit
Oliver Spasovski dhe Muhamed Zekiri prezantuan programin e LSDM-së dhe të koalicionit të tyre në NJZ2 në Kumanovë, ku premtuan kontrollë të pushtetit dhe drejtësi për të gjithë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mer këtë rast, Spasovski tha se qytetarët do të jenë kontrollues të harxhimeve të parave të shtetit, ndërkaq shtoi se qasje në drejtësi do të kenë të gjithë.
Gjithashtu, Spasovski dhe kandidatët e tjerë të LSDM-së dhe koalicionit premtuan vazhdim të mandatit të Prokurorisë Speciale Publike që e tërë kriza të përfundojë drejtë.