☁️
Tiranë 28°C · Vranët 02 July 2026
S&P 500 7,444 ▼0.52%
DOW 52,565 ▲0.5%
NASDAQ 25,700 ▼1.31%
NAFTA 68.21 ▼0.54%
ARI 4,127 ▲1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $61,770 ▲ +3.08% ETH $1,699 ▲ +5.27% XRP $1.0911 ▲ +3.13% SOL $81.0000 ▲ +4.76%
S&P 500 7,444 ▼0.52 % DOW 52,565 ▲0.5 % NASDAQ 25,700 ▼1.31 % NAFTA 68.21 ▼0.54 % ARI 4,127 ▲1.09 % S&P 500 7,444 ▼0.52 % DOW 52,565 ▲0.5 % NASDAQ 25,700 ▼1.31 % NAFTA 68.21 ▼0.54 % ARI 4,127 ▲1.09 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Opinion

Spiuni i Iranit

Nga Edison Ypi

Përveç disa të dhënave historiko-gjeografike, poetëve të mëdhenj persë: Firdeusi, Omar Khajami, vargjet e të cilit shqiptarët i thonë përmendësh ende sot, Saadi, Rumi e të tjerë, ndikimin e poezisë perse mbi bejtexhinjtë dhe vetë Naim Frashërin dhe të tjerë rilindas, ajo që gjatë kohës së Luftës së Ftohtë qarkullonte vesh më vesh dhe na mahniste, frymën na e ndalte, trurin na e mpinte, ishte diçka që nuk mund të ndodhte në asnjë radio perëndimore, dëgjues të rregullt të të cilave ishim:

Radio Teherani është e vetmja radio në botë që çdo mbrëmje lexon 1 orë poezi.

Nuk pretendonim ta verifikonim. Kaq na mjaftonte dhe tepronte për ta adhuruar Iranin.

Aso kohe flitej fshehtas për Poezinë e Iranit.

Sot flitet haptas për Spiunin e Iranit, i cili, sipas të gjitha gjasave, s’mund të jetë tjetër veçse një qen bir qeni. Për të gjitha arsyet. Së pari, sepse ka zgjedhur të bëhet spiun dhe jo diçka tjetër, ta zëmë, ekonomist, jurist, inxhinier, mjek, pse jo edhe i Iranit. Çka dëshmon se Spiunit të Iranit i mungon totalisht filtri i parë i domosdoshëm për të mbajtur larg çdo të keqe: morali familjar. Spiuni i Iranit i ka dëgjuar prindërit të flasin për çdo shejtanllëk, hajdutllëk, xhambazllëk, kurvllëk, mes të tjerash, edhe se të bëhesh spiun nuk është mëkat, është nder e lavdi.

Pse Spiuni i Iranit është pikërisht spiun i Iranit dhe jo spiun i Turqisë, Arabisë, Kinës, Rusisë, Italisë, Amerikës, Anglisë, Vatikanit, Bangladeshit etj., është gjithashtu lehtësisht e kuptueshme.

Në shumicën dërrmuese të rasteve, Spiuni i Iranit ka prindër myslimanë. Nëse Spiuni i Iranit prindërit i ka njërin mysliman e tjetrin kristian, gjasat janë edhe më të shumta se mëditjen e spiunllëkut do e ketë më të madhe dhe më të sigurt, duke furnizuar Iranin me spiunllëk në të dy hapësirat që i interesojnë, si atë myslimane, ashtu edhe atë kristiane.

Nëse Spiuni i Iranit i ka të dy prindërit kristianë, për Spiunin e Iranit dhe për Iranin, është fat, është bingo, është orgazmë, është kulmi i qejfit të spiunllëkut.

Sa i përket zgjedhjes gjeografike lindje-perëndim, Spiuni i Iranit, si injorant dhe fukara që zakonisht është, preferon Iranin dhe Lindjen me qëndër në Shkup dhe Prishtinë, sepse me Iranin i përputhet mentaliteti haxhiqamilist “na-nëm, bereqavës pesë lekë-pesë lekë”. Spiuni i Iranit habitet, trembet, nuk guxon të ketë të bëjë me kaurrin, që për injorantin – i cili përveç predikimeve turqisht ose arabisht të hoxhës majë minares, nuk njeh asnjë gjuhë tjetër – është botë e panjohur, terren i pasigurt, ferrë me gjëmba, rrugë me gropa.
Për çfarë i duhet Iranit shqiptari Spiun i Iranit?

Të thuash se i duhet për të spiunuar sekrete ushtarake, teknologjike, ekonomike, kaq bunkerë këtu e këtje, kaq e aq uzina sekrete në këtë e atë zonë, harta mineralesh nëntokësore, vende sekrete shpimi nafte, e të tjera si këto, kur nëpër Shqipëri sot, në vend të hekurishtave të dikurshme, ka vetëm breshka dhe gjarpërinj, janë çmenduri që në epokën e satelitëve që ta lexojnë librin që po mban në dorë, s’i interesojnë as Iranit dhe askujt në botë.

Spiuni i Iranit i duhet Iranit islamik vetëm për një gjë: të përhapë budallallëkun e budallallëqeve, turpin e turpeve, mortjen e mortjeve, tmerrin e tmerreve të kohëve moderne: Islamin politik, me të gjitha llaftaritë që e karakterizojnë e që të gjithë i dinë, dhe mua, që në vitet ’70 lodhesha të dëgjoja Poezi nga Radio Teherani, më vjen turp t’i rreshtoj e t’i numëroj.

Gjallesa si Spiuni i Iranit, që gëlojnë në tokën shqiptare, pra në mesin gjeografik të botës perëndimore, midis Romës dhe Athinës, janë një lapsus llaftarisës gjeopolitik, një aksident rreqethës historik, një çartallosje gjenetike, një kuriozitet biologjik, kimik, fizik, psikologjik, psikiatrik.

Nëse një Spiun i Iranit sot është te të 60-at dhe, me gjasa, ka tipare psikologjike dhe preferenca fetare e kulturore si më sipër, nuk ka absolutisht asnjë shans që në të kaluarën diktatoriale të mos ketë qenë spiun i Sigurimit. Nuk do t’ia falte vetes të mos ishte. Spiuni i Iranit dhe spiuni i Sigurimit janë simbiotikë, janë komplementarë, janë siamezë, janë dy kokrra në një rrfanjë, ku rrfanja ishte teoria utopiste komuniste.
Nëse Spiuni i Iranit sot është diku te të 30-at, rrjedh nga një familje dhe mjedis i afërt me Sigurimin, është një monstër që spiunllëkun e ka marrë duke thithur qumështin e mamit e duke parë në mur portretin e Kurvit.
S’do as mend e as kalem të kuptosh e të bindesh se shqiptari Spiun i Iranit, adhurues i Kurvit, është gjallesa më e fëlliqur në historinë e botës: përbindësh, vampir, i sëmurë, i çmendur, shkurt, një enverist, që nuk i ka dalë – dhe kurrë nuk ka për t’i dalë – e keqja për çfarë ndodhi në ’90-ën.

Nuk ke ç’i bën. Do e durosh. Duke i qëndruar larg, si mortjes.

Enveristi Spiun i Iranit është e keqe universale. Si myku i këmbëve. Që kurrë nuk largohet. Edhe thoin ta shkulësh. Edhe gishtin ta këpusësh. Edhe këmbën ta presësh. Edhe veten ta vrasësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.