☁️
Tiranë 10°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.37 ▼3.31%
ARI 5,003 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,880 ▼ -0.27% ETH $2,315 ▲ +0.25% XRP $1.5223 ▲ +0.35% SOL $93.8700 ▼ -0.02%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.37 ▼3.31 % ARI 5,003 ▼0.1 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.37 ▼3.31 % ARI 5,003 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Sportet e aventurës, një tjetër mundësi për promovimin turistik të Shqipërisë

“Active Sport 2016” është një nismë e përbashkët e 5 federatave të sporteve në natyrë në Shqipëri, që synon të promovojë sportet e aventurës për vitin 2016 dhe të shndërrojë vendin në një qendër të madhe të këtyre disiplinave në Ballkan dhe Evropë.

Si rrallëherë më parë, 5 federata të sporteve në natyrë kanë vendosur të koordinojnë kalendarin e tyre të veprimtarive gjatë vitit 2016. Në një aktivitet të organizuar mbrëmjen e së shtunës në mjediset e Muzeut Historik krerë të sporteve të motoçiklizmit, rafting, aeronautikës, ciklizmit dhe zhytjes që zhvillojnë “sporte aventure” u mblodhën për herë të parë për projekte afatgjata, që do të sjellin bashkëpunim edhe më të mirë në të ardhmen.

Ata prezantuan arritjet dhe kalendarin e vitit 2016 sipas secilës disiplinë sportive, si dhe vunë theksin në bashkëpunimin për promovimin e sporteve dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

“Active Sport 2016” shënon edhe nisjen e projekteve afatgjata mes 5 federatave, duke i lidhur në mënyrë të vazhdueshme me rëndësinë e zhvillimit sipas standardeve ndërkombëtare, pasi kategorizohen edhe si sporte rekreative dhe komerciale, ushtrimi dhe promovimi i të cilave i sjell Shqipërisë përherë e më shumë turistë të aventurës.

bleQëllimi i aktivitetit ishte të promovonte sportet e aventurës për vitin 2016, duke promovuar Shqipërinë në sytë e botës, duke e kthyer në një qendër të madhe të këtyre disiplinave në Ballkan dhe Evropë.

Me këtë synim, Federata Shqiptare e Rafting ka nisur ndërtimin e Albanian Adventure Resort, e para qendër në rajon që do mbledhë mbi 15 sporte në natyrë dhe qindra turistë nga e gjithe bota. I pari projekt i tillë në Shqipëri, por edhe në Ballkan, kjo qendër shumë shpejt do të kthehet në një destinacion për shumë turistë të huaj edhe vendas. Gjithashtu, do e bëjë të njohur zonën e fshehur të Skraparit dhe do të zhvillojë ekonominë lokale duke nxitur punësimin dhe edukimin e të rinjve.

Aeronautika shqiptare do të realizojë këtë vit një nga etapat e Kupës së Botës dhe vitin e ardhshëm eventin më të madh, Kampionatin Botëror të Precizionit.

Gjatë këtij takimi, Federata e Motoçiklizmit ndau çmimet për kampionatin e 2015-s, ku kishte fitues nga kategori dhe disiplina të ndryshme. Sportisti i vitit 2016 u shpall Blerim Aliji, nga Kosova. Po kështu, Federata e Motoçiklizmit dhe Zhytjes prezantoi kalendarin për kampionatin e 2016-s sipas disiplinave përkatëse.

Këtë takim e përshëndeti dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.