Stamboll, shembet lokali i natës ku u vranë 39 persona
As pronarët nuk dinë ta shpjegojnë arsyen e urdhrit të komunës, por vendi i masakrës në prag të ndërrimit të viteve, në 45 minuta është kthyer në një rrënojë të vërtetë.
Në ditën e atentatit në “Mançester Arena”, Stambolli ka asistuar shembjen e “Reina Club”, diskoteka “Vip” mbi Bosfor që u shndërrua në teatër të sulmit me kallashnikov të uzbekut Abdulkadir Masharipov pas mesnatës së 1 janarit 2017.
Në lokalin e natës, simbol i luksit të shfrenuar, humbën jetën 39 persona. “Ishte e papritur për ne”, – ka komentuar nga një titullarët për mediat lokale. Autoritetet e motivuan shembjen e lokalit me “shkelje të rregullave të ndërtimit”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.