☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.70 ▲2.92%
ARI 4,408 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,903 ▲ +3.76% ETH $2,149 ▲ +5.12% XRP $1.4153 ▲ +3.3% SOL $91.3900 ▲ +6.45%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.70 ▲2.92 % ARI 4,408 ▲0.02 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.70 ▲2.92 % ARI 4,408 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Standard & Poor’s”: Ekonomia, stabël. Zgjedhjet mund të jenë një risk

Gjiganti ndërkombëtar i financave “Standard and Poor’s” konfirmoi notën “B+” për borxhin afatgjatë të Shqipërisë dhe notën “B” për borxhin afatshkurtër, duke e vlerësuar perspektivën e financave publike të vendit si të qëndrueshme.
“Ky vlerësim reflekton pikëpamjen tonë se, ecuria e qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimi fiskal do të vazhdojnë, pavarësisht risqeve që mund të sjellin zgjedhjet e vitit 2017”, thuhet në argument.
Sipas “Standard and Poor’s”, rreziku i borxhit të lartë është zbutur nga marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe zgjatja e afatit mesatar të shlyerjes së këtij borxhi.
“Ne presim që borxhi publik të zbresë në 62% të prodhimit kombëtar, nga 72% që ishte në vitin 2015”, thuhet më tej në vlerësim.
Agjencia parashikon se rritja ekonomike do të vazhdojë të përmirësohet dhe mund të jetë mesatarisht 3.7 për qind në 4 vitet e ardhshme.
Sipas raportit, ekonomia do të përfitojë edhe nga Reforma në Drejtësi, që do të përmirësojë klimën e biznesit dhe mund të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.
Rreziku i afërt, sipas “Standard and Poor’s” mbeten zgjedhjet, por qeveria është e pozicionuar më mirë sesa në vitin 2013 për t’i bërë ballë rritjes së deficitit buxhetor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.