☁️
Tiranë 6°C · Vranët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 95.76 ▲0.03%
ARI 5,109 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,310 ▲ +2.84% ETH $2,111 ▲ +4.36% XRP $1.4094 ▲ +2.86% SOL $89.2800 ▲ +4.95%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.76 ▲0.03 % ARI 5,109 ▼0.33 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.76 ▲0.03 % ARI 5,109 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Kronika

Statistikat e SHKP për punësimin në gjashtë muajt e parë të 2014-s

Sherbimi-Kombetar-i-Punesimit2-594x350Qyteti i Tiranës ofroi gjatë gjysmës së parë të vitit 6325 vende të lira pune, bëhet e ditur nga statistikat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Sipas të dhënave, në Tiranë, gjatë kësaj periudhe 1385 vende u plotësuan gjatë kësaj periudhe. Në rrethin e Dibrës i cili ofroi për këtë periudhë 203 vende të lira pune, u punësuan 149 qytetaë.

Sipas të dhënave të SHKP-së, pas qytetit të Dibrës qyteti me numrin më të vogël të vendeve të lira të punës, është Kukësi me 214 vende të lira, të shpallura, prej të cilave 210 janë të punësuar. Qarku i Lezhës vijon me 296 vende të lira pune të shpallura, prej të cilave 176 tashmë të plotësuara, qarku i Elbasanit me 335 vende të lira pune prej të cilëve janë plotësuar vetëm 293 vende pune. Ndërkohë Qarku i Gjirokastrës ofroi 313 vende të lira pune prej të cilave 137 janë të plotësuara, qyteti i Beratit  ka 459 vende të lira punë të shpallura, ndërkohë që 452 prej tyre janë vende punë të plotësuara.

Në këtë kuadër vazhdon dhe qyteti i Korçës me 1040 vende të lira pune prej të cilëve 445 janë të plotësuara, qyteti Shkodrës me 1041 vende të lira pune deri në muajin qershor, prej të cilëve 286 janë vende të plotësuara pune. Ndërkohë që qyteti i Vlorës radhitet një ndër qytetet që sipas SHKP-së rezulton të ketë 1150 vende të lira pune të shpallura, prej të cilave 735 janë të plotësuara.

Ndërsa Qarqet e Fierit dhe Durrësit kryesojnë me numrin më të madh të vendeve të punës, përkatësisht me 1280 vende të lira pune, prej të cilave 761 janë vende pune të plotësuara dhe 2458 vende të lira pune prej të cilave 1007 vende pune të plotësuara për qytetin e Durrësit. Qarku i Fierit dhe Durrësit me numrin më të madh jo vetëm të të punësuarve por edhe të vendeve të lira të punës, vijonë gjithmonë pas Kryeqytetit, Tiranës.

Në total, sipas statistikave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit rezultuan gjithsej 15 110 vende të lira pune të shpallura prej të cilave 6041 vende pune të plotësuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.