Politika

Steinmeier: Vlerësim për progresin e Rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE

Steinmeier-UkraineMinistri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier do të zhvillojë sot një takim me Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Konferencës për Ballkanin Perëndimor.
Përpara këtij takmi

Steinmeier shprehu kënaqësi për ardhjen në Berlin të homologëve të tij nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor si edhe të partnerëve të tjerë aktivë.

“Kjo konferencë nënvizon faktin se Gjermania po vazhdon të angazhohet me një përkushtim të madh për të gjithë rajonin. Ajo konfirmon pohimin tonë për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha Steinmeier .

Ne, vijoi Steinmeier, “dëshirojmë ta shfrytëzojmë takimin tonë për të vlerësuar progresin e deritanishëm të rajonit në rrugën për në Bashkimin Evropian. Njëkohësisht ne do të diskutojmë çështje, të cilat janë vendimtare për shpejtësinë dhe suksesin e përafrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Këtu do të jetë fjala ndër të tjera edhe për faktin se si vendet, edhe në kuadrin e bashkëpunimit rajonal, do të vazhdojnë me reformat e nevojshme”.

“Pikërisht duke marrë shkas edhe nga krizat aktuale ndërkombëtare në vendet tona fqinje, dëshiroj të konsultoj me kolegët e mi se si mund të pasqyrojmë progresivisht vlerat dhe interesat e përbashkëta evropiane në një politikë të jashtme evropiane të njësuar”, theksoi ministri i jashtëm gjerman.

Në kuadrin e Konferencës të Ballkanit Perëndimor nën drejtimin e Qeverisë Federale, e cila do të zhvillohet sot, Ministri i Jashtëm Federal Steinmeier do të presë për konsultim prej orës 15:00, në vilën Borsig (shtëpi për miqtë e Ministrisë së Jashtme Federale), në Berlin-Tegel, ministrat e jashtëm të 10 shteteve si edhe një pjesëtar të Komisionit Evropian.

Si partnerë bisedimesh do të priten në vilën Borsig: Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, Ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës Zlatko Lagumdžija, Ministri i Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj, Ministrja e Jashtme kroate Vesna Pusić, Ministri i Jashtëm maqedonas Nikola Poposki, Ministri i Jashtëm malazez Igor Lukšić, Ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz, Ministri i Jashtëm serb Ivica Dačić, Ministri i Jashtëm slloven Karl Erjavec, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Štefan Füle.

Në vijim të konsultimeve në vilën Borsig, ministrat e jashtëm do të marrin pjesë prej orës 18.00 në programin e konferencës në Zyrën e Kancelarisë Federale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button