Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.51 ▲5.4%
ARI 4,783 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,115 ▼ -1.89% ETH $2,177 ▼ -3.67% XRP $1.3306 ▼ -3.93% SOL $82.1700 ▼ -2.98%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.51 ▲5.4 % ARI 4,783 ▲0.12 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.51 ▲5.4 % ARI 4,783 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Stoltenberg: NATO duhet t’i përgjigjet veprimeve të Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s tha se “rifillimi i sërishëm i bombardimeve në Halep nga Rusia, përkeqëson katastrofën njerëzore”. Ai tha se me sulmet e turpshme të ndërmarra ndaj shtëpive, spitaleve çdo ditë humbin jetën burra, gra dhe fëmijë.

“I bëj thirrje Rusisë që me të vërtetë të tregojë përpjekje për ti dhënë fund konflikteve dhe për mundësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Halep”, tha Stoltenberg.

Pasi ka vënë në dukje se me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të ketë takime për dy ditë me radhë, Stoltenberg shpjegoi se në takim do të diskutohen temat për rritjen e parandalimeve dhe të mbrojtjes të NATO-s si dhe sigurimin e stabilitetit përtej kufijve.

“Rusia vazhdon qëndrimin e saj ambicioz ushtarak në afërsi të kufijve tanë. Këtu përfshihen edhe stërvitjet e kryera gjerësisht dhe pa njoftim. Vetëm në këtë muaj Rusia ka transferuar në Kaliningrad raketat Iskander që kanë kapacitet bërthamor dhe ka pezulluar marrëveshjen e plutoniumit me SHBA-të”, tha Stoltenberg duke bërë të ditur se do të diskutohet edhe për veprimtaritë ushtarake të Rusisë në kufijtë e NATO-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.