☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.78 ▼0.74%
ARI 4,429 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,852 ▼ -2.82% ETH $2,062 ▼ -4.16% XRP $1.3654 ▼ -2.44% SOL $86.4800 ▼ -4.96%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.78 ▼0.74 % ARI 4,429 ▲1.2 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.78 ▼0.74 % ARI 4,429 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Bushati: Bazohet në modernizim dhe transparencë

Ministri-i-Jashtem-Bushati-Foto-ARKIV-ATSH-525x350Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, prezantoi sot gjatë seancës plenare në Kuvend Projektligjin “Për miratimin e strategjisë së sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë”.

“Dokumenti që pret miratimin sot i drejtohet jo vetëm institucioneve, por të githë shoqërisë shqiptare për të siguruar mobilizim gjithpërfshirës për të garantuar sigurinë kmbëtare”, tha Bushati.

Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme, “strategjia e re e sigurisë kombëtare vazhdon me praktikën më të mirë të strategjisë ndërkombëtare dhe të aleatëve. Ajo mbështetet në konceptimin strategjik të NATO-s dhe të organizmave ndërkombëtarë si OSBE, ku Shqipëria aderon”.

“Strategjia ka në themel bashkëpunimin. Ajo mbështetet në një qasje të bashkëpunimit me partnerët strategjikë e orientohet nga perceptimi i prioriteteve themelore. Me anë të kësaj strategjie parashtrohen prioritetet kritike të përcaktuara qartë”, tha Bushati.

Sipas Ministrit Bushati, “strategjia bazohet në reforma në të gjithë komponentet e sigurisë. Forcon bazat e një sistemi funksional të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, duke kërkuar një siguri të organizuar”.

Strategjia, vijoi Bushati “bazohet në dy shtylla, modernizimi dhe transparenca, duke u mundësuar llogaridhënia për sigurinë e vendit dhe shpenzimin e të ardhurave të taksapaguesve shqiptarë”. “Në 10- vjeçarin e fundit vëmë re një trend në rritje të kërcënimeve konvencionale. Vendi sot përballet me një mjedis strategjik të ndryshëm me atë të 10 viteve më parë”, theksoi ministri Bushati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.