☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,471 ▼ -0.78% ETH $1,997 ▼ -1.39% XRP $1.3202 ▼ -1.99% SOL $81.7500 ▼ -2.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Strehimi, kryebashkiaku i Fierit në gjykatë. Akuzohet për shpërdorim detyre

Prokuroria e Fierit ka dërguar këtë të premte si të pandehur në gjykatë kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo, së bashku me 6 zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, të gjithë në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Strehimit, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

1419669732baftjarzeqajfioerGjithashtu, bashkë me zyrtarët, Prokuroria ka marrë të pandehur edhe 6 persona të ndryshëm, të akuzuar për “falsifikim dokumentesh”, në rastin e aplikimeve për lehtësira në strehim.

Sipas Prokurorisë së Fierit, mësohet se hetimi ka nisur në bazë të kallëzimit nga 15 persona, të cilët kanë aplikuar pranë Bashkisë Fier për t’u trajtuar me banesa sociale si të pastrehë.

“Nga materiali kallëzues dhe pyetja e personave, të cilët nuk janë kualifikuar për trajtim me banesë sociale, është konstatuar se pretendimet e tyre lidhen, së pari, me faktin se Komisioni i Strehimit ka publikuar një listë, e cila nuk ishte e pikëzuar, në ambientet e Bashkisë Fier. Kallëzuesit kanë shpjeguar se Komisioni i Strehimit nuk ka marrë për bazë listën e parë të personave të cilët kanë aplikuar, por kanë futur në listën e aplikuesve edhe persona të tjerë të rinj, të cilët kanë përfituar me vendimin përfundimtar të Këshillit të Bashkisë. Kallëzuesit pretendojnë se, pavarësisht se kanë marrë pikët e nevojshme nga Komisioni i Strehimit, nuk kanë fituar në listën përfundimtare të miratuar nga Këshilli i Bashkisë”, – thuhet në dosjen e Prokurorisë ndaj 13 të pandehurve.

Nga marrja në pyetje, kallëzuesit kanë shpjeguar faktin se nuk ka pasur transparencë gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre, pasi në listën e fituesve janë futur edhe persona, të cilët janë me prona, biznese ose të afërm të këshilltarëve, që kanë votuar në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Fier, të datës 09.07.2012.

Nga ana e tij, organi i akuzës, pas regjistrimit të proçedimit penal dhe hetimeve të kryera, ka konstatuar se pretendimet e kallëzuesve janë të drejta, pasi rezultojnë një sërë shkeljesh ligjore në proçedurat e pranimit, shqyrtimit dhe përzgjedhjes së familjeve të pastreha, në qytetin e Fierit.

1 Koment

  • kapaku 28 December 2014, 09:04

    E ke bere hak o Baft. Mos e caj bythen se s'do hash shume. Me parate e vjedhura mund ta shlyesh cdo denim qe te te japin. Rendesi ka qe ta hapish krahun, se na hape barkun me maskaralliqet e shumta

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.