☁️
Tiranë 15°C · Vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,498 ▼ -2.99% ETH $2,081 ▼ -3.49% XRP $1.3945 ▼ -3.31% SOL $87.2300 ▼ -2.97%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Te ndryshme

Studimi i ri: Zhdukja masive në tokë nga temperaturat e larta

Sipas një studimi të ri, shuarja më e madhe masive e specieve në Tokë u shkaktua nga pulset e forta të magmës që bënë që në atmosferë të lëshohen nivelet vdekjeprurëse të gazeve serë.

Në një artikull në revistën shkencore “Nature Communications”, një grup shkencëtarësh sugjerojnë se shpërthimi i fuqishëm vullkanik, 252 milion vjet më parë, ka shkatërruar më shumë që 95 për qind të specieve detare dhe 70 për qind të specieve tokësore.

Në rajonin e njohur si kurthi siberian, sasi të mëdha të magmës kanë të qarkulluar nëpër Tokë. Në vend se të shpërthejnë në sipërfaqe, ato u shpërndanë nëpër kore të Tokës, duke krijuar një rrjet të gjerë të shkëmbinjve që shtrihen në më shumë se një milion kilometra katrorë. Magma pastaj është ngurtësuar në mes të shtresave të vjetra të shkëmbinjve sedimentarë, në formacionet gjeologjike të njohura si “pragjet”.

Ngrohja ekstreme nga këto “pragje” ka çuar në ndryshim të përbërjes së strukturës së shkëmbinjve të pasur me karbon.

Gjurmë kimike të shkëmbinjve të lashtë tregojnë se në periudhën e zhdukjes masive, temperaturat janë rritur me 8-10 gradë. Supozohet se llava në rrugën e saj ka djegur sasi të mëdha të qymyrit, të karbonateve dhe shkëmbinjve, dhe se për këtë arsye atmosfera ka dërguar sasi të mëdha të gazeve serë, të tilla si metani, dioksidi i karbonit dhe dioksidi i squfurit, që kanë shkaktuar fundin e periudhës gjeologjike të Permës.

“Kjo punë është e rëndësishme për shkak të përputhjes së fazës së shpërthimit vullkanik me zhdukjen e specieve”. Kurthet siberiane shpërthyen për një milion vjet ose më shumë, por kulmi i zhdukjes ka ndodhur në 50 mijë vite ose më pak. Kjo përkon me episodin e dizajnit të ‘pragjeve’, kur magma ka hyrë në shtresat më të vjetra të shkëmbinjve sedimentarë, rreth vendit të shpërthimit. Është shumë e rëndësishme që kjo përkon me nivelin maksimal të prodhimit të dioksidit të karbonit, që çoi në ngrohjen ekstreme globale”, tha Michael Benton, profesor i paleontologjisë së kurrizorëve në Universitetin e Bristolit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.