☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.27 ▼1.82%
ARI 4,084 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,325 ▼ -0.26% ETH $2,091 ▼ -1.18% XRP $1.0782 ▼ -0.71% SOL $84.7000 ▼ -1.87%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.27 ▼1.82 % ARI 4,084 ▼0.75 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.27 ▼1.82 % ARI 4,084 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Stuhia mbërthen Shqipërinë/ Drini dhe Vjosa dolën nga shtrati

Stuhia ka mbërthyer vendin, prej ditësh tashmë, ndërsa Shkodra përmbytet për herë të tretë brenda tre muajsh.

Mbrëmjen e së mërkurës, ujërat kanë vërshuar drejt zonën së NënShkodrës duke përmbytur mbi 1100 hektarë tokë, kryesisht në fshatrat e Obotit dhe Muriqanit. Në rrugën kryesore të Obotit ka mbi 30 centimetër ujë.

Fatmiresisht uji është ende shumë larg banesave dhe të përmbytura janë një siperfaqe e madhe toke djerrë. Per prefekten e Shkodres situata është menaxhuar mirë.

Ndërsa për drejtuesit e bashkisë, përmbytja e tretë brenda një muaji ka vetëm një përgjegjës.

Përveç përmbytjeve, gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër problem ishin edhe reshjet e dendura të dëborës të cilat bllokuan për disa orë Thethin, ndërsa mijëra banorë qëndruan në errësirë për shkak të shkëputjes së energjisë. Disa akse rrugore kanë probleme për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe të dherave.

Në Lezhë vijojnë të jene të përmbytura dy lagjet e qytetit “Besëlidhja” dhe “11 Janari”, gjithashtu dhe disa rrugë të qytetit mbeten të bllokuara nga uji.

Gjithashtu ka dalë nga shtrati përroi në Manati duke krijuar përmbytje në këtë zonë gjithashtu janë evakuuar 5 familje si shkak i përmbytjeve nga dalja e përroit.

Moti i keq që përfshiu Durrësin që në orët e para të ditës së enjte shkaktoi vonesa të theksuara në lundrimin e trageteve, ndërprerje të procesit mësimor në tri shkolla 9-vjecare, si dhe përmbytje të  kryqëzimeve dhe disa akseve rrugore në qytet e fshatra. një situatë e përsëritur kjo, duke shkaktuar probleme të shumta në qarkullim veçanërisht për këmbësorët.

Në Ishëm, dalja nga shtrati e kanalit të ujërave të larta shkaktoi probleme dhe shembjen e urës së fshatit Draç. 8 shtëpi në Sukth e Ishëm u izoluan nga uji, ndërsa shumë parcela toke bujqësore u përmbytën. Lundrimi në det vazhdon të jetë i pezulluar për anijet e peshkimit, jo vetëm në Durrës, por edhe në portet e tjera të vendit.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi është ankoruar në Portin e Vlorës. Trageti ka mbërritur rreth orës 11 në Vlorë por nuk ka mundur të ankorojë për shkak të motit të keq, duke qëndruar në det. Rreth orës 15 e 40 minuta trageti u ankorua duke zbarkuar pasagjerët që udhëtonin nga Italia drejt Vlorës. Në bord ishin 64 pasagjerë dhe 20 automjete. Pasagjerët kanë qëndruar në det për më shumë se 17 orë për shkak të detit me dallgë dhe erës së fortë.

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8 të Korçës për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një magazine produktesh ushqimore. Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz.

1 Koment

  • SEO Guy 21 Janar 2023, 03:45

    Shqiperia ka klimen me te mire ne rajon dhe duhet ta menaxhoje me mire ne intere te saj

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.