☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.54 ▲2.91%
ARI 4,535 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,262 ▼ -0.73% ETH $1,990 ▼ -1.02% XRP $1.3166 ▼ -1.89% SOL $81.4400 ▼ -1.64%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.54 ▲2.91 % ARI 4,535 ▲0.24 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.54 ▲2.91 % ARI 4,535 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Stuhija shkatërruese në Australi

Stuhi të fuqishme kanë goditur dhunshëm Uellsin e Ri të Jugut, në shtetin e Australisë, duke u marë jetën të paktën 3 personave.

1429618296stuhia-australiNjë nga zonat më të prekura është ajo në Dungog, në veri të Sidnejit, ku shtëpitë janë rrëmbyer nga përmbytjet dhe ku janë gjetur tre viktimat, dy burra dhe një grua.

Aktualisht rreth 215 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Njerëzve u është bërë thirrje të qëndrojnë në banesat e tyre, pasi Agjencia Meteorologjike Australiane ka paralajmëruar mot më të ashpër në ardhje që mund të prekë zona të shtetit natën e së martës.

Zonat në fjalë, ku parashikohet të përplasen shira dhe erëra shkatërruese janë Sidneji, Hanter dhe Ilauarra. Erëra deri në 135 kilometra në orë u regjistruan në disa zona, ndërkohë që pritet të bjerë deri në 200 milimetra shi.

Kryeministri i shtetit të Uellsit të Ri të Jugut, Mike Baird u ka bërë thirrje punëtorëve në tre zonat e sipërpërmendura që të shkojnë në shtëpi në rast se kushtet e motit përkeqësohen.

“Është një stuhi tmerrësisht e madhe që po përplaset duke bërë kërdinë në mbarë shtetin. Prioriteti ynë në këto momente është të kalojmë orët në vazhdim dhe të mbrojmë jetën e çdo njeriu”, ka deklaruar Baird.

Ndërkohë, një paralajmërim është dhënë mbi rrezikun që mund të vijë nga tejmbushja e lumenjve Paterson dhe Uilliams në Hanter.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave deklaroi se kishte marrë mbi 4 mijë e 400 telefonata për ndihmë dhe se kanë kryer dhjetëra operacione shpëtimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.