🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,598 ▲0.64%
DOW 46,459 ▲0.73%
NASDAQ 21,944 ▲0.84%
NAFTA 90.10 ▼2.44%
ARI 4,552 ▲3.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,918 ▲ +2.1% ETH $2,165 ▲ +2.21% XRP $1.4153 ▲ +1.85% SOL $91.8000 ▲ +3.04%
S&P 500 6,598 ▲0.64 % DOW 46,459 ▲0.73 % NASDAQ 21,944 ▲0.84 % NAFTA 90.10 ▼2.44 % ARI 4,552 ▲3.41 % S&P 500 6,598 ▲0.64 % DOW 46,459 ▲0.73 % NASDAQ 21,944 ▲0.84 % NAFTA 90.10 ▼2.44 % ARI 4,552 ▲3.41 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Suedia njeh shtetin e Palestinës

ee763-622x350Shefja suedeze e diplomacisë, Margot Wallstrom, njoftoi sot se qeveria e saj njeh nëpërmjet një dekreti shtetin e Palestinës, duke u bërë vendi i parë perëndimor i BE-së që merr një vendim të tillë.

“Sot qeveria merr vendimin për të njohur shtetin e Palestinës. Është një hap i rëndësishëm që konfirmon të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje”, njoftoi ministrja e Punëve të Jashtme në një shkrim të publikuar në të përditshmen “Dagens Nyheter”.

“Qeveria konsideron se kriteret e së drejtës ndërkombëtare për një njohje të shtetit palestinez janë përmbushur. Një territor me kufij fiks, një popullsi dhe një qeveri”, shtoi ajo.

“Ne shpresojmë se kjo do të hapë rrugën edhe për të tjerët”, theksoi Wallstrom.

Deri tani, të paktën 112 shtete kanë njohur shtetin e Palestinës.

Sipas Autoritetit Palestinez, duhet të janë 134, ku shtatë janë anëtarë të Bashkimit Evropian që e kanë njohur para se të bësheshin pjesë e BE-së, këto janë Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Bullgaria, Rumania, Malta dhe Qiproja.

Gjatë deklaratës mbi politikat në përgjithësi të qeverisë sudeze në fillim të tetorit, kryeministri Stefan Lofven kishte njoftuar se Suedia do të njohë shtetin e Palestinës, dhe kjo ishte përshëndetur nga autoritetet palestineze por ishte kritikuar nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.