☁️
Tiranë 8°C · Vranët 12 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 96.39 ▲0.69%
ARI 5,084 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,207 ▼ -0.69% ETH $2,064 ▼ -0.31% XRP $1.3747 ▼ -1.17% SOL $86.4900 ▼ -1.14%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.39 ▲0.69 % ARI 5,084 ▼0.81 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.39 ▲0.69 % ARI 5,084 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Amerika

Sulm me armë në një universitet në Virxhinia

Plagosen dy persona

Një person i armatosur hapi zjarr sot në mëngjes në Old Dominion University në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhnia, duke plagosur dy persona para se të qëllohej për vdekje, njoftoi universiteti, sipas Reuters.

Sipas njoftimeve emergjente të universitetit, sulmuesi hapi zjarr pak para orës 10:50 sipas orës lokale në ndërtesën Constant Hall në kampusin e Norfolk. Personi i armatosur u “neutralizua” menjëherë pas incidentit dhe autoritetet deklaruan se nuk ka më kërcënim aktiv për komunitetin universitar.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi identitetin e sulmuesit apo motivet e mundshme të ngjarjes, ndërsa hetimet për incidentin janë në vazhdim.

Dy të plagosurit u transportuan në gjendje kritike në Sentara Norfolk General Hospital, konfirmoi zëdhënësja e spitalit, Jennifer Lewis.

Sipas autoriteteve federale, policia universitare, policia e Norfolkut dhe ekipet e emergjencës reaguan menjëherë në vendngjarje. Në hetime janë përfshirë gjithashtu edhe agjentë të Bureau of Alcohol, Tobacco, Firearms and Explosives (ATF).

Guvernatorja e Virxhinias, Abigail Spanberger, tha se mbështetja e shtetit është mobilizuar për të ndihmuar universitetin dhe policinë lokale. Ajo shtoi se administrata e saj është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e universitetit dhe shërbimet e emergjencës.

Universiteti ka anuluar të gjitha mësimet dhe aktivitetet në kampusin kryesor për pjesën e mbetur të ditës, ndërsa autoritetet u kanë kërkuar njerëzve të shmangin zonën përreth ndërtesës Constant Hall, ku ekipet e emergjencës vazhdojnë punën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.