☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.80 ▼1.34%
ARI 4,052 ▲2.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,268 ▲ +1% ETH $2,319 ▲ +1.57% XRP $1.2791 ▼ -0.2% SOL $92.8500 ▼ -0.31%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.80 ▼1.34 % ARI 4,052 ▲2.84 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.80 ▼1.34 % ARI 4,052 ▲2.84 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Sulmet online ndaj bizneseve, Sami Neza: Policia gaboi që ka publikuar emrat e qytetarëve që kanë bërë review

Analisti Sami Neza tha se Policinë e Shtetit po gabon në mënyrën se si po trajton rastin e komenteve dhe vlerësimeve negative të publikuara në platformat online ndaj bizneseve turistike, duke e cilësuar si të gabuar publikimin e emrave të qytetarëve të përfshirë në hetim.

Në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, Neza u shpreh se fenomeni i “revieë bombing” nuk lidhet domosdoshmërisht me përfitime ekonomike të drejtpërdrejta, por sipas tij, po përdoret si një formë proteste ndaj bizneseve që perceptohen si përfituese të sistemit.

“Ky aksion që është përdorur përmes revieë-ve, një pjesë e bizneseve janë sulmuar jo për përfitime ekonomike të atyre që po i sulmojnë, por si përfitues të sistemit me të cilin po bëhet kjo protestë. Policia është jashtë loje në këtë histori. Ajo ka bërë publike sot emrat e njerëzve dhe ka bërë një gabim të madh. Nëse donte të ishte e drejtë, fillimisht duhej të publikonte emrat e bizneseve që pretendohet se janë dëmtuar nga këto sulme. Vendi i Policisë në këtë histori është periferik”, tha Neza.

Deklarata e Nezës vjen një ditë pasi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, bëri të ditur se autoritetet kanë nisur hetime mbi një aktivitet të dyshuar të koordinuar në platformat online, i cili synon dëmtimin e reputacionit të bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Sipas Hitës, deri më tani janë identifikuar mbi 10 mijë llogari me aktivitet të dyshimtë, të cilat dyshohet se kanë publikuar në mënyrë të organizuar komente dhe vlerësime negative për hotele, restorante dhe subjekte të tjera turistike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.