☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,736 ▲ +0.49% ETH $2,357 ▲ +1.31% XRP $1.3030 ▲ +1.77% SOL $101.8400 ▲ +1.07%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Sulmohet dhunshëm bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi

Paul Pelosi, bashkëshorti i i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi ra pre e një sulmi të dhunshëm në shtëpinë e çiftit në San Fracisko mëngjesin e së premtes, njoftoi zyra e saj përmes një deklarate.

“Personi që e sulmoi është në paraburgim. Po hetohet për shkaqet e sulmit”, thuhet në deklaratë. “Zoti Pelosi u dërgua në spital ku po merr trajtim shëndetësor dhe pritet të përmirësohet plotësisht”.

Dy persona që kanë dijeni për ngjarjen i thanë agjencisë Associated Press në kushtet e ruajtjes së anonimitetit se 82 vjeçari Pelosi ishte goditur me çekiç, duke pësuar lëndime të rënda.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi, e cila është zyrtarja e tretë në hirearkinë e politikës amerikane, nuk ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, përfshirë mënyrën se si hyri brenda në banesë personi që sulmoi zotin Pelosi.

Zëdhënësi i rajonit të policisë së San Fransiskos dhe zëdhënësi i zonjës Pelosi nuk iu përgjigjën kërkesës për të dhënë komente.

Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Joe Biden e telefonoi zonjën Pelosi për të shprehur mbështetjen “pas këtij sulmi të tmerrshëm”.

Në dekaratë thuhet se Presidenti vazhdon të dënojë çdo lloj dhune dhe bën thirrje që të respektohet dëshira e familjes për privatësi.

Sulmi vjen më pak se dy javë përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit, në të cilat rrezikohet kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Republikanët kanë ngritur gjatë fushatës shqetësimin për krimin e dhunshëm, sikurse inflacionin dhe çështje të tjera që lidhen me cilësinë e jetesës.

Si udheheqëse demokrate në Uashington dhe përfaqësuese e një prej qyteteve më liberale në Shtetet e Bashkuara, Pelosi është shpesh objektiv i kritikave dhe spoteve kundër saj nga republikanët.

Zyra e saj u sulmua dhunshëm në 6 janar nga mbështetësit e ish Presidentit Donald Trump. Disa prej mbështetësve kërkuan ta gjenin atë, gjatë sulmit.

Në janar të vitit 2021 shtëpia e saj u bë pre e një akti të egër, në muret e së cilës u shkrua “Anulohet qeraja” dhe “Ne duam gjithçka”, ndërsa para garazhit u hodh koka e një derri, sikurse raportuan mediat.

Në një klimë politike të polarizuar, ligjvënësit republikanë dhe demokratë kanë raportuar se janë kërcënuar me jetë dhe janë ngacmuar.

Një person i armatosur i zemëruar me zotin Trump plagosi me armë 5 anëtarë republikanë të Kongresit gjatë një ndeshje bejsbolli në 2017, ndërsa demokrati Gabby Giffords u qëllua në kokë gjatë një daljeje publike në vitin 2011.

Paul Pelosi, 82 vjeç, i cili zotëron një firmë të pasurive të patundshme dhe kompani partneriteti në San Francisko, u dënua për shkelje të rregullave të qarkullimit, drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit, pasi u përfshi në një aksident me makinë në maj. Ai u dënua me pesë ditë burg në Napa County, në Kaliforni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.