Bota
Sulmohet nga një protestuese kreu i BQE Mario Draghi
Një protestuese ka sulmuar ditën e sotme kreun e Bankës Qëndrore Evropiane, Mario Draghi. Incidenti ndodhi gjatë konferencës për shtyp të këtij të fundit në Frankfurt.
Protestuesja ka thirrur “Poshtë diktatura e BQE-së”. Pas incidentit protestuesja u shoqërua menjëherë nga forcat e sigurisë.