Teater

“Suor Angelica” rikthen Ermonela Jahon në TKOB

“Suor Angelica” opera prekëse e Puçinit do të rikthejë në muajin shkurt në skenën e Teatrit të Operës dhe baletit sopranon e njohur, Ermonela Jaho.

ermonelaNuk është hera e parë që Jaho interpreton motër Angelicën. Ajo e ka interpretuar në opera të njohura botërore si “Royal Opera” në vitin 2011”.  Ky është roli i shpirtit tim”, do të shprehej ajo vite më parë për median britanike. Historia e motër Angelicës që te çdo fëmijë në spital sheh fëmijën e saj të humbur nuk ka si të mos prekë spektatorët. Kjo opera përmban dhe ariet më prekëse që janë shkruar ndonjëherë. Një zgjedhje e menduar mirë e drejtorit të Teatrit të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni, për ta sjellë “Suor Angleicën” këtë vepër që emocion në teatrot në botë, për publikun shqiptar. Teatri i Operës dhe Baletit ka bërë publik dje kalendarin artistik për sezonin janar-mars 2015. Dy operat e Tritikut nga Puçini “Suor Angelica” dhe “Gicani Chicci” quhen surprizat e këtij sezoni. Këto vepra do të rikthejnë në TKOB dhe dy emra të njohur të muzikës operistike shqiptare në botë, Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa. Në muajin mars do të vendoset në skenë Opera “Le nozze di Figaro” e Mozartit me pjesëmarrjen e sopranos Oriana Kurteshi. Kalendari, sipas drejtuesve të këtij institucioni, është krijuar duke pasur në vëmendje larmishmërinë. Ndryshe nga vitet e mëparshme ku kalendari evidentonte emrat e huaj, Kerni është përpjekur të përfshijë këtë sezon disa nga shfaqjet të cilat tashmë i përkasin repertorit tonë siç janë baletet Coppelia, Ballo e Diplomës, La Stravaganza, dhe baleti më i fundit i cili mbylli edhe vitin 2014, Risveglio Dell’Umanita.

Një risi që do të dëshmohet shpesh këtë sezon është largimi nga koncepti i “orkestrantit mbrapa kuintave” dhe sjelljen e tij solist koncertist për të qenë protagonist unik. Kështu për të gjithë dashamirësit e muzikës klasike, do të vijë një cikël shfaqjesh të titulluar “Klasikët në Opera” i cili do të sjellë kompozitorët më të njohur të rrymës klasike si Hyden, Bach, Mozart, Alessandro Rolla (i cili do të jetë një premierë absolute) etj., në disa koncerte që do të nisin në muajin janar dhe do të vazhdojnë përgjatë gjithë vitit, të cilët do të interpretohen nga solistët e orkestrantët e TKOB. Muzika e bukur klasike do të vijë e interpretuar nga instrumentistë të talentuar si Jonian Kadesha, i cili në fund të janarit do të interpretojë bashkë me orkestrën e TKOB Simfoninë e 5-të të Čajkovskij dhe pjesë nga Jean Sibelius. Nuk do të mungojnë as premierat e baletit; në muajin mars do të vendoset në skenë Baleti “La Sylphide” me koreografi të Ilir Kerni-t.

Ansambli popullor do të ketë një seri shfaqjesh të cilat do të sjellin në skenë vallet dhe këngët e bukura popullore të të gjitha krahinave shqiptare, të interpretuara nga trupa e Ansamblit tonë popullor. Muaji mars i cili sjell edhe ditën e verës do të sjellë për publikun dy koncerte, një me rastin e ditës së verës që do të jepet edhe në Elbasan dhe i dyti me titull “Pranverë 2015”. Sezonin e kaluar është hapur projekti Koreolabus, i cili fton të gjithë koreografët e balerinët shqiptarë, të performojnë kreativitetin e tyre. Ky vizion do të përhapet këtë vit në të gjitha zhanret e artit të TKOB. “Të rinjtë në opera” do të kenë galanë e tyre më 15 janar 2015 dhe janë hapur tashmë audicionet që ata të marrin pjesë edhe në operat që do të vendosen në skenë përgjatë vitit. Edhe kompozitorët e rinj do të kenë hapësirën e tyre në këtë sezon në një koncert që do të sjellë në fund të shkurtit “Muzikën shqiptare në opera”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button