Kronika

Superaksioni me 17 të arrestuar, si u kap droga në Bari

Policia italiane ka arrestuar 17 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë trafikimim ndërkombëtar lëndësh narkotike të disa llojeve.

Ndaj të arrestuarve është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për 12 persona, ndërsa 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.

Këta persona vepronin në zona të ndryshme të Italisë, të cilat nga grumbullimi i drogës në depo dhe në shtëpi të braktisura, më pas bënin shpërndarjen dhe shitjen e saj në tregun italian. Aksioni u zhvillua në disa qytete si në Bari, Fasano, Lecce, por edhe në disa zona të tjera, të cilat mbaheshin prej kohësh në monitorim, përcjell “canale7.tv”.

Policia ka ushtruar kontrolle të ndryshme në banesa, ku krahas drogave si hashash, kokainë, janë gjetur  dhe sekuestruar, arsenal armësh dhe municione luftarake. Gjithashtu, në një shtëpi në “Torre a Mare”, karabinierët kanë kapur një ngarkesë droge nga Shqipëria. Mendohet se trafikantët kanë ndjekur  rrugën Shqipëri- Pulia, duke përdorur  gomone, të pajisur me dy motorë të jashtëm me 250 kuaj fuqi secila.

Ndërkohë nga brigjet shqiptare në zonën e Barit, janë kapur pothuajse 700 kg drogë të llojit “marijuanë”, e ndarë në pako, ndërsa nëse do dilte në treg kapte shuma të majshme parash. Policia nuk jep asnjë detaj në lidhje me personat e lënë në burg. Nuk raportohet për ndonjë shqiptar të arrestuar, por policia mund të japë detaje të reja në vijim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button