Sylvinho ka dyshime për të ardhmen: Jam i trishtuar se luajtëm si të barabartë me Poloninë, kishim shans për të fituar ndeshjen!
Sylvinho është shfaqur i trishtuar përpara gazetarëve në fund të ndeshjes Poloni-Shqipëri. Trajneri brazilian kuqezi ka pranuar se skuadra e tij kishte mundësi të fitonte takimin, por rastet e humbura u paguan me një çmim të lartë.
“Jam i trishtuar pasi kështu jam gatuar. Edhe kur isha i vogël sa herë që humbja vuaja shumë. Sot jam krenar për lojtarët pasi kanë luajtur si të barabartë në këtë stadium të mbushur plot me polakë. Ishte një ndeshje që mund të fitonim, por gabuam në disa raste”, komentoi komisari teknik i Shqipërisë.
Sa i përket të ardhmes trajneri nuk pranoi që të jepte asnjë opinion pasi tha se për momentin po mendonte vetëm për miqësoren në Valencia me Ukrainën. Sipas tij nuk ishte momenti për të marrë vendime se çfarë do të bënte në të ardhmen e tij.
The post Sylvinho ka dyshime për të ardhmen: Jam i trishtuar se luajtëm si të barabartë me Poloninë, kishim shans për të fituar ndeshjen! appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.