🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,815 ▼0.14%
DOW 47,900 ▼0.59%
NASDAQ 22,896 ▲0.32%
NAFTA 96.16 ▼1.75%
ARI 4,786 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,085 ▲ +1.13% ETH $2,249 ▲ +1.2% XRP $1.3611 ▲ +0.18% SOL $85.2900 ▲ +1.37%
S&P 500 6,815 ▼0.14 % DOW 47,900 ▼0.59 % NASDAQ 22,896 ▲0.32 % NAFTA 96.16 ▼1.75 % ARI 4,786 ▼0.66 % S&P 500 6,815 ▼0.14 % DOW 47,900 ▼0.59 % NASDAQ 22,896 ▲0.32 % NAFTA 96.16 ▼1.75 % ARI 4,786 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Tabaku: Buxheti 2015, shënjues i thellimit të krizës

Deputetja-e-PD-Jorida-Tabaku1Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi të martën se buxheti i miratuar nga Kuvendi nuk mendon për qytetarët. Sipas Tabakut, nga ky buxhet janë ulur apo hequr taksa mbi disa biznese preferenciale, të cilët duke patur mundësinë për të qenë pranë qeverisë kanë mundur që të ndikojnë në uljen e tyre. Përmes këtij buxheti, vijoi Tabaku, qeveria pretendon se vitin e ardhshëm Produkti i Brendshëm Bruto mund të shkojë rreth 800 milionë dollarë nga të cilat 460 milionë dollarë do t’ia marrë shqiptarëve nga xhepat e tyre. Tabaku vuri në dukje se ky buxhet është shënjuesi i një thellimi të krizës ku qytetarët do të vuajnë pasojat e një politike klienteliste dhe shkatërruese të konsumit. “Buxheti shtrydh qytetarin duke i hapur portat një recensioni ekonomik, ku vetëm qeveria është e lumtur me shpenzimet e saj luksoze”, deklaroi Tabaku në një dalje publike nga selia e PD-së. Kuvendi miratoi në orët e para të mëngjesit, pas një seance që zgjati mbi 13 orë, p/buxhetin për vitin 2015, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në seancë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.