🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 100.00 ▲1.31%
ARI 5,007 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,495 ▲ +1.94% ETH $2,170 ▲ +3.48% XRP $1.4412 ▲ +2.61% SOL $91.8000 ▲ +4.24%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.00 ▲1.31 % ARI 5,007 ▼1.08 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.00 ▲1.31 % ARI 5,007 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

Tabaku: Papunësia në nivele alarmante, shqiptarët marrin borxh për mbijetesë

“1 maji e gjen Shqipërinë të zhytur në papunësi, varfëri dhe mjerim. Shqiptarët shohin si të vetmen shpresë emigrimin duke kthyer plagën e vjetër të eksodit të viteve ‘90”. Kështu deklaroi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Sipas Tabakut, niveli i papunësisë në dy vite është rritur nga 13% në 18.8% dhe më shqetësues është fakti që papunësia ndër të rinjtë është 32,5%.

“Më trishtues është fakti se shumica e shqiptarëve janë zhytur në borxhe, për të siguruar konsumin e përditshëm, pra mbijetesën, dhe kjo si pasojë e uljes së të ardhurave nga rritja e papunësisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura, në fund të vitit 2014 rezulton në rënie me 1,8%, krahasuar me pjesën e parë të vitit 2014 dhe në një reduktim me 5,5% krahasuar me vitin 2013. Raporti tregon se qeveria çdo ditë që kalon vetëm e thellon edhe më tej krizën. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, 88% e familjeve të intervistuara në 16 zona të ndryshme të vendit thonë se nuk presin asnjë ndryshim, të paktën edhe për 6 mujorin e parë të 2015-ës, madje e shohin gjendjen financiare të tyre në përkeqësim. Larg propagandës së përditshme, ky është realiteti i trishtueshëm që po kalojnë sot shqiptarët. Çfarë bën kryeministri për të dalë nga kjo situatë? Asgjë, madje bllokon dhe përpjekjet e autoriteteve vendore, për të hapur perspektivën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit.”, tha Rama.

Më tej ajo shtoi se: “Këtu, pas nesh shtrihet një nga veprat më të rëndësishme të 70 viteve të fundit, për qytetin e Tiranës por që në të njëjtën kohë është dhe një kantier i madh punësimi për qytetarët që sot vuajnë për bukën e gojës, pasi do të hapte 2300 vende pune përveç 24. 600 që janë hapur në këto 4 vite. Çdo kryeministër i përgjegjshëm do të bënte çdo gjë për të lehtësuar punën, ndërsa kryeministri ynë e bllokon. E njëjta histori me terminalin multimodal të pasagjerëve, me tramvajin dhe dhjetëra projekte të tjerë në qytet që do të hapnin mijëra vende të reja pune janë të bllokuara nga Edi Rama dhe bëhet fjalë për vende pune reale, jo punë në letër siç thotë propaganda qeveritare.

Kryeministri turist nuk do t’ia dijë për hallet e qytetarëve, pasi i vetmi shqetësim i tij dhe kësaj mazhorance është pasurimi me paratë e shqiptarëve. Në 21 qershor, qytetarët do të ndahen nga qeveria e propagandës dhe do të votojnë njerëzit e punës. Oferta e re e Partisë Demokratike është ulja e taksave, është taksa e sheshtë, është tregu i lirë, është sipërmarrja, është vlerësimi i punës, është puna dhe dinjiteti.”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.