⛅
Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 91.77 ▼0.9%
ARI 4,189 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $84,230 ▲ +1.5% ETH $2,726 ▲ +2.38% XRP $1.5127 ▲ +1.53% SOL $119.6800 ▲ +0.95%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 91.77 ▼0.9 % ARI 4,189 ▲0.5 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 91.77 ▼0.9 % ARI 4,189 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Politika

Tabaku pret Hofreiter: Integrimi në BE nuk është propagandë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka pritur në një takim kryetarin e Komisionit për Çështjet Europiane të Bundestagut gjerman, Anton Hofreiter. Përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Tabaku bën me dije se në takimin me Hofreiter kanë diskutuar mbi integrim e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Tabakut, pala gjermane ka shprehur shqetësime lidhur me sundimin e ligjit, mbrojtjen e natyrës dhe respektimin e standardeve të grupkapitullit “Themeloret”. Tabaku u shpreh se Shqipëria ndodhet përpara një zgjedhjeje të qartë: të vijojë rrugën drejt Bashkimit Europian dhe vlerave të tij, apo të largohet prej tyre.

“Integrimi nuk është propagandë. Ai do të thotë një shtet i së drejtës, ku drejtësia nuk pengohet nga forca e kartonëve në Parlament dhe ku ligjbërja nuk shndërrohet në noteri të interesave të një pakice”, deklaroi Tabaku.

Deputetja e opozitës kritikoi gjithashtu qeverinë për zbatimin e standardeve europiane, duke argumentuar se Shqipëria mbetet pas në procesin e integrimit.

“Nëse sot jemi pas Malit të Zi dhe ende të papërgatitur, kjo është pasojë e një qeverisjeje që nuk ka vullnet të zbatojë as frymën, as germën e ligjeve të BE-së”, u shpreh ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.