Politika

Tabaku: Qeveria nuk po zgjidh çështjen e pronave

Deputet-e-PD-se-Jorida-Tabaku-525x350Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë konferencës së PD-së për problemet sociale, solli në vëmendje problemin e pronave, duke pohuar se ende diskutojmë për kthimin e pronave pronarëve dhe se çdo vendim që ka marrë qeveria ka qënë në drejtim të kundër me zgjidhjen e çështjes së pronave.

“U hoq nga fondi i kompensimit fizik të fondit të tokës bujqësore një sipërfaqe 18 076 ha të ish – ndërmarrjeve bujqësore dhe ish – institucioneve kërkimore – shkencore, duke u zeruar fondi për kompensimin fizik të pronarëve. U shty me dy vjet afati i Ligjit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave deri ne 2015 për rishikimin e dosjeve. U shty me dy vjet afati në Ligjin për titujt e pronësisë për procesin e dhënies së titujve të pronësisë për tokat bujqësore. Në ndryshimet e Ligjit për Legalizimin fondi i kompensimit do të ndahet në raportin 70 për qind me 30 për qind”, theksoi ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button