Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.23 ▼1.36%
ARI 4,973 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,900 ▲ +0.21% ETH $2,310 ▼ -0.17% XRP $1.5115 ▲ +0.03% SOL $93.7200 ▲ +0.19%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.23 ▼1.36 % ARI 4,973 ▼0.69 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.23 ▼1.36 % ARI 4,973 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Tahiri: Procedurat administrative në Kosovë vonojnë marrëveshjen për targat

Ende nuk ka ndonjë afat kohor se kur do të mund të fillojë së zbatuari marrëveshja për reciprocitet të plotë për targat e veturave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 Zbatimi i kësaj marrëveshjeje nënkupton heqjen nga përdorimi i tabelave “prova” të cilat njëanshëm janë zbatuar nga pala serbe që nga viti 2011.

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sipas së cilës, më 15 nëntor ka kaluar afati për zbatimin e marrëveshjes reciproke, por këto zvarritje sipas saj, po ndodhin për shkak të vonesave administrative të institucioneve të Kosovës.

“Vonesat janë nga ana jonë, për shkak se ende po vazhdojnë procedurat administrative që lidhen më prodhimin e letrës ngjitëse. Pra janë procedurat tenderuese e të tjera. Dhe secili që punon në administratën publike e di se sa marrin kohë. Pra, për shkak të vonesave administrative nga pala e Kosovës ende nuk ka filluar zbatimi, kurse pala serbe është gati “.

Në momentin kur autoritetet kompetente t’i përfundojnë këto procedura, qeveria e Kosovës, thotë Tahiri do ta njoftojë Bashkimin Evropian dhe pastaj do të caktohet një datë për fillimin e zbatimit të marrëveshjes.

Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, në muajin shtator kanë arritur marrëveshje për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje do të kontribuojë për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.