Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.08 ▲2.83%
ARI 4,735 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,912 ▼ -0.63% ETH $2,179 ▼ -2.55% XRP $1.3315 ▼ -2.9% SOL $82.0300 ▼ -2.96%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.08 ▲2.83 % ARI 4,735 ▼0.88 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.08 ▲2.83 % ARI 4,735 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tahiri: Të përgatitur për refugjatët, koordinim me partnerët

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar këtë të enjte se shteti shqiptar është i përgatitur për një fluks të mundshëm emigrantësh nga Shqipëria drejt Italisë.

Në një prononcim për mediat, Tahiri ka thënë se vendi ynë po koordinohet me partnerët europianë për këtë çështje dhe se nuk ka vend për panik.

“Asnjë vend në botë nuk ia del dot i vetëm kësaj krize humanitare. Kështu që duhet bashkëpunim. Nuk ka vend për alarm, ne jemi të përgatitur dhe po koordinohemi me partnerët, sepse mendojmë se një problem europian duhet zgjidhur bashkarisht”, ka thënë Tahiri.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, ministri i Brendshëm ka theksuar se, rreziku për rikthimin e trafikut të qënieve njerëzore si në vitet ’90 “është thuajse zero”.

Ndër të tjera, gjatë prononcimit të tij Tahiri ka cituar raportin e Departamentit të Shtetit kundër narkotikëve, duke deklaruar se në të vlerësohen përpjekjet e policisë dhe shtetit shqiptar.

“Jemi në drejtimin e duhur në luftën kundër drogës dhe për të ndërprerë lidhjet e trafikut me shtresat e shoqërisë dhe ato të vendimmarrjes. Kemi një sukses të padiskutueshëm. DASH dha sot një konfirmim për lidershipin politik dhe të Policisë së Shtetit. Besoj se kjo është një ditë e mirë për policinë shqiptare”, ka thënë Tahiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.