Takimi i akullt Rama-Kurti dhe “ftohtësia” me Mistotakis dhe kryeministren serbe
Ditën e sotme në Tiranë, po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit.
Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare.
Kryeministri Rama ka pritur personalisht në ambientet e jashtme të Kryeministrisë të gjithë liderët e vendeve të BE-së dhe rajonit.
Në një prononcim ë shkurtër për media, kryeministri grek tha se do të flasë me Ramën për t’i kërkuar betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.
“Do të flas me kryeministrin Edi Rama dhe do të kërkoj që të lejohet betimi i Fredi Belerit”, tha Mitsotakis, i cili u përshëndet ftohtë me kryeministrin Rama.
Ajo që u vu re nga pritja e kryeministrit Rama ishte gjithashtu mungesa e komunikimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryeministren serbe me të cilët pati vetëm shtrëngime duarsh dhe foto zyrtare.
Ndërkohë me liderët e tjerë të BE Rama pati një pritje disi më të ngrohtë, ku u shkëmbyen përqafime dhe komunikime të shkurtra mes tyre.
Kujtojmë se presidenti francez Emmanuel Macron shtyu pjesëmarrjen në samit për të mbërritur në Tiranë ditën e sotme, për shkak të sulmeve terroriste në Francë.
Ndërkaq, burime bëjnë me dije se në takim do të mungojë kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila do të përfaqësohet nga zv.kryeministri, Antonio Tajani.