Takimi Rama-Basha, Nard Ndoka: Tym i zi duket në Presidencë!
Aleati i Partisë Demokratike, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka reaguar përmes një postimi të shkurtër në Facebook pas përfundimit të takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha i ndërmjetësuar nga presidenti i republikës me qëllim zgjedhjen e krizës politike ku është zhytur vendi prej më shumë se 2 muajsh.
“Tym i zi, duket në Presidencë”, shkruan Ndoka në Facebook, duke aluduar për një dështim të mundshëm të takimit të sotëm, ashtu siç po përflitet në media duke iu referuar burimeve jozyrtare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.