🌦️
Tiranë 25°C · Rrebesh i lehtë 08 June 2026
S&P 500 7,437 ▲0.72%
DOW 51,026 ▲0.31%
NASDAQ 25,983 ▲1.06%
NAFTA 90.95 ▲0.45%
ARI 4,362 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,753 ▲ +3.22% ETH $1,683 ▲ +3.96% XRP $1.1632 ▲ +3.65% SOL $66.7700 ▲ +3.76%
S&P 500 7,437 ▲0.72 % DOW 51,026 ▲0.31 % NASDAQ 25,983 ▲1.06 % NAFTA 90.95 ▲0.45 % ARI 4,362 ▼0.07 % S&P 500 7,437 ▲0.72 % DOW 51,026 ▲0.31 % NASDAQ 25,983 ▲1.06 % NAFTA 90.95 ▲0.45 % ARI 4,362 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Arte

“Një histori kafeje”, frymëzuar nga kantata e Johann Sebastian Bach, në Teatrin Metropol

“Një histori kafeje” vjen si një mbrëmje e veçantë artistike në teatrin Metropol në Tiranë, frymëzuar nga kantata e famshme Coffee Cantata (BWV 211) e Johann Sebastian Bach. Këtë mbrëmje një koncert-teatër, që ndërthur muzikën baroke, teatrin dhe narracionin skenik në një udhëtim plot elegancë, humor dhe finesë artistike. Përmes muzikës, interpretimit dhe elementeve vizuale, publiku do të udhëtojë drejt kafeneteve të Leipzig-ut të shekullit XVIII, ku kafeja, arti dhe biseda kultivonin jetën shoqërore e kulturore të kohës.

Ekipi artistik i kësaj mbrëmje është: regjia Sonila Kapidani, dramaturg Shkëlzen Berisha, pianist dhe konceptimi muzikor- Milen Nikolla, soprano – Fiona Thaçi, bas/bariton- Klejdi Qose dhe tenor Neron Kacerja, skenografia dhe kostumet nga Armela Demaj. Teatri Metropol bën me dije se hyrja është e lirë për të gjithë publikun. “Një mbrëmje ku aroma e kafesë takohet me magjinë e skenës”, thuhet nga teatri Metropol në Tiranë. Kjo mbrëmje artistike vjen këtë qershor në vijim dhe të një sërë aktivitetesh të tjera që zhvillohen në sezonin artistik të këtij teatri.

Përgjatë këtij sezoni në këtë teatër janë shfaqur për publikun vepra të ndryshme teatrore, aktivitete për të rinjtë apo dhe koncerte . Ndërsa këtë mbrëmje për publikun vjen “Një histori kafeje” e frymëzuar nga kantata e famshme Coffee Cantata (BWV 211) e Johann Sebastian Bach. Kompozitori Johann Sebastian Bach (1685-1750) është një nga figurat më të mëdha dhe më me ndikim në historinë e muzikës klasike. Muzika e tij vazhdon të interpretohet, studiohet dhe admirohet në të gjitha skenat e botës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.