🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.64 ▼0.89%
ARI 4,201 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,128 ▲ +1.46% ETH $2,447 ▲ +3.63% XRP $1.3414 ▲ +2.51% SOL $106.2200 ▲ +3.83%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.64 ▼0.89 % ARI 4,201 ▲0.74 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.64 ▼0.89 % ARI 4,201 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Arte

Stina koncertore e Fakultetit të Muzikës, një koncert me krijimtarinë e kompozitorëve të rinj

Stina koncertore e Fakultetit të Muzikës vijon me koncerte të ndryshme, ku pjesë është dhe krijimtaria e kompozitorëve të rinj. Në vijim të koncerteve që janë zhvilluar deri më tani në kuadër të kësaj stine koncertore, këtë mbrëmje do të jetë koncerti i klasës së kompozicionit. “Janë të gjithë të ftuar të ndjekin këtë koncert të veçantë me krijimtarinë e kompozitorëve të rinj”, thuhet në njoftimin rreth këtij koncerti që zhvillohet në sallën “Çesk Zadeja”.

Një ditë më pas, Fakulteti i Muzikës-Universiteti i Arteve vjen me koncertin vokal – instrumental të studentëve të pianos, violinës e kantos nën drejtimin e pedagogëve prof. asoc. Fatmira Keta, lekt. Merita Balliu dhe lekt. Lea Kilica. Ky koncert do të zhvillohet në sallën “Çesk Zadeja” UART. Përpara këtyre dy koncerteve, më 2 qershor u bë me dije dhe zhvillimi i koncertit të studentëve të fizarmonikës në klasën e profesorit Elton Balla.

Struktura e Fakultetit të Muzikës është e organizuar në tre departamente: Departamenti i Interpretimit (DI), me programet e studimit piano, harqe, fizarmonikë klasike, kitarë, instrumente frymore. Departamenti Kompozicion – Muzikologji – Dirigjim – Pedagogji (KMDP), me programet e studimit Kompozicion, Muzikologji, Dirigjim dhe Pedagogji Muzikore. Departamenti i Kantos me programin e studimit Kanto. Fakulteti i Muzikës zhvillon një jetë artistike aktive me pjesëmarrjen e gjerë të studentëve dhe pedagogëve. Koncertet mbahen në sallën e madhe të koncerteve dhe në sallat e tjera të Universitetit të Arteve në Tiranë, përgjatë të gjithë vitit akademik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.