🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.64 ▼0.89%
ARI 4,201 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,128 ▲ +1.46% ETH $2,447 ▲ +3.63% XRP $1.3414 ▲ +2.51% SOL $106.2200 ▲ +3.83%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.64 ▼0.89 % ARI 4,201 ▲0.74 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.64 ▼0.89 % ARI 4,201 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Arte

“Liria na bashkon”, tre ansamble kombëtare nën ritmet e këngëve dhe valleve tradicionale

Tre ansamble kombëtare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të bashkohen në një koncert të përbashkët në Gjakovë. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell koncertin festive “Liria na bashkon” në Gjakovë në kuadër të Ditës së Çlirimit, një mbrëmje kushtuar trashëgimisë sonë kulturore, historisë dhe lidhjeve të pandashme mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

Sipas Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në koncertin që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e tre ansambleve kombëtare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, publiku do të përjetojë një udhëtim artistik përmes këngëve, valleve dhe traditave që ruajnë e përcjellin identitetin tonë kombëtar brez pas brezi.

Koncerti ku do të marrin pjesë si të ftuar edhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve nga Shqipëria dhe Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet më 12 qershor në mbrëmje në shtëpinë e kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë. Koncerti “Liria na bashkon” do të zhvillohet si një nga momentet e rëndësishme artistike, ndërsa pjesëmarrja e tre ansambleve kombëtare sjell një festë të përbashkët dhe emocione për publikun. Dita e Çlirimit në Kosovë festohet çdo vit më 12 qershor. Kjo datë historike shënon përfundimin e luftës dhe hyrjen e trupave paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO në Kosovë në vitin 1999. Në kuadër të kësaj dite edhe më parë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Aktiviteti artistik

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, që do të jetë në këtë koncert në 12 qershor në Gjakovë përgjatë këtij sezoni ka zhvilluar dhe të tjerë koncert në skenën e TKOBAP-së në Tiranë. Koncertet janë zhvilluar jo vetëm me trupën artistike të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, por dhe me të tjerë artistë të ftuar pjesëmarrës. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori.

Qëllimi i ansamblit është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Por ndërsa ka vijuar aktivitetin artistik në skenën e TKOBAP-së me koncerte të ndryshme këtë sezon artistik, këtë muaj artistë të trupës së Ansamblit Kombëtarë të Këngëve dhe Valleve Popullore do të jenë në vijim edhe skenën italiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.