Tami flet për vendimin e Lutfi Dalipit për të mos e përfaqësuar Zvicrën
Drejtori i Kombëtares së Zvicrës, në konferencën e tij të fundit për shtyp, ka thënë se federata zvicerane është detyruar ta pranojë vendimin e mesfushorit të Vaduzit, i cili në të ardhmen dëshiron të luajë për Kosovën ose Shqipërinë.
Periudha e Pierluigi Tamit në pozitën e drejtorit të Kombëtares së Zvicrës do të përfundojë pas dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve, që zhvillohen gjatë këtij muaji.
Siç njofton Telegrafi, në konferencën e tij të fundit për shtyp Tami është ndalur edhe te çështja e futbollistëve me shtetësi të dyfishtë, duke folur konkretisht për rastin e Lutfi Dalipit.
Federata e Futbollit e Zvicrës është detyruar ta pranojë vendimin e futbollistit të Young Boysit, i cili këtë edicion është i huazuar te Vaduzi.
Dalipi ka bërë të ditur se në të ardhmen dëshiron të luajë për njërën nga dy përfaqësueset shqiptare, Kosovën ose Shqipërinë, ndërsa ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar se cilën do ta zgjedhë.
Tami ka treguar se me Dalipin kanë biseduar për perspektivën e tij në Kombëtaren e Zvicrës, por konkurrenca në repartin e mesfushës është shumë e madhe, me emra si Johan Manzambi, Fabian Rieder dhe Alvyn Sanches. “Mund ta kuptoj që Murat Yakin nuk ka vend për të”, është shprehur ai.
Zvicra do të përballet të premten me Slloveninë në udhëtim, ndërsa tri ditë më vonë do ta presë Skocinë, në dy ndeshjet e Grupit B1 të Ligës së Kombeve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.