☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 89.46 ▼8.93%
ARI 4,447 ▼2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,761 ▲ +2.88% ETH $2,146 ▲ +2.9% XRP $1.4242 ▲ +1.42% SOL $90.1000 ▲ +3.05%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 89.46 ▼8.93 % ARI 4,447 ▼2.81 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 89.46 ▼8.93 % ARI 4,447 ▼2.81 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

TAP, mundësi aksesi për gaz për më shumë vende nga sa janë përfshirë në të

Projekti i transportit të gazit azer në Europë ka hyrë në një fazë të re. Teksa ndërtimi i TAP pritet të përfundojë në vitin 2019, gazi do të mund të transportohet nga fushat e Shah Deniz drejt vendeve të Bashkimit Europian në vitin 2020. Në veçanti gazi do të transportohet drejt kufirit turko-grek përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik për t’u futur më pas nën det dhe për të përfunduar në pjesën jugore të Italisë.

Në një intervistë për mediat ndërkombëtare Lisa Givert, drejtoresha e Komunikimit pranë TAP tha se projekti po vazhdon komunikimin e rregullt me projektin IGB, por edhe me TANAP (Trans Anatolian), i cili parashikon transportin e gazit azer nga fushat e Shah Deniz për në kufirin gjeorgjiano-turk e më pas drejt pjesës perëndimore.

“TAP ka mundësi që të ofrojë më shumë mundësi aksesi për gazin që do të transportojë, për vende që shkojnë përtej atyre që përmendëm më lart. Gazsjellësi do të ndërtohet në mënyrë të tillë që të lehtësojë ndërlidhjen mes projekteve të planifikuara, siçështë ai Ionian-Adriatic Pipeline (IAP) dhe Interconnector Greece-Bulgaria (IGB).

Në nëntor të vitit 2012 TAP dhe TANAP nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi që i hapte rrugë bashkëpunimit teknik dhe tregtar mes dy gazsjellësve dhe formalizonte kuadrin e aktiviteteve. Në dhejtor 2015 TAP dhe TANAP nëshkruan edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi për Ndërtimin AÇ)”, tha znj.Givert.
Sipas saj në janar të vitit 2014 2014, TAP nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me ICGB, kompaninë zhvilluese të projektit të Interkonjeksionit Greqi-Bullgari, në mënytë që të garantohet bashkëpunimi mes dy sistemeve.

“Në linjë me këto marrëveshje, TAP, ndërmerr takime të rregullta me kompanitë zhvilluese të TANAP dhe IGB,”, tha znj. Givert.

IGB, i cili parashikojet të ndërlidhet me TAP do t’i mundësojë Bullgarisë të përfitojë sasi nga gazi azer. Sasia fillestare e transportimit do të jetë 3 miliardë metër kub gaz në 182 km rrjet tubash.
Ndërtimi i tubacioneve të TAP mësohet se do të nisë paralelisht në të tria vendet që do të “strehojnë” këtë projekt e që do të jetë në fund të verës së këtij viti. Ndërsa pjesa nënujore e tubave do të fillojë të ndërtohet gjatë periudhës 2017-2018.

TAP, bën të ditur se procesi i aktivitetit vazhdon sipas parashikimeve dhe se kompanitë kontraktore vazhdojnë të jenë të mobilizuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.