Ekonomia

TAP, ndryshon gjurmën në Shqipëri, shkak kalimi në toka me rrezik rrëshqitjeje

Për shtetin shqiptar projekti Trans Adriatic Pipeline është me rëndësi kombëtare dhe si i tillë, siguria për të mbetet një element kyç. Cënimi i këtij projekti përgjatë dekadave të ardhshme do të ishte një rrezik i papranueshëm. Për këtë arsye, me kërkesë të vetë projektit qeveria shqiptare miratoi disa ndryshime në gjurmën nga ku do të duhet të kalojë tashmë projekti. Ndryshime që tashmë janë zyrtarizuar me miratimin nga Këshilli Kombëtar i Te rritorit.

Në këtë vendim thuhet se që nga miratimi i Planit Kombëtar Sektorial (PKS) për Gazsjellësin Trans Adriatik me Vendimin e KKT-së të vitit 2013, projekti ka pësuar një numër të vogël modifikimesh dhe përmirësimesh në seksione të ndryshme të tij.

“Një vlerësim i detajuar i gjeo-rrezikut u krye për seksionin Shqiptar të gjurmës së tubacionit në kuadër të studimit sizmik. Në rrjedhën e këtij vlerësimi u bë e qartë që baza e gjurmës aktuale, kalon tërthor dhe në afërsi të zonave me potencial të paqëndrueshëm dhe zonave me rrëshqitje tokash aktive, të cilat përbëjnë një rrezik të papranueshëm për integritetin e tubacionit për kohën e projektimit prej 50 vitesh. Kështu u vendos paraprakisht, që aty ku do të ishte e nevojshme, ndryshimet e gjurmës do të bëheshin në mënyrë që të shmangnin rreziqet e mundshme të zonave të paqëndrueshme apo të rreshqitjeve të dherave”, thuhet në vendim.

Këto ndryshime të gjurmëvejanë:

  • Ndryshimi i gjurmës në Potom, Qarku Berat; Gjurma e tubacionit është ndryshuar me një gjatësi prej 12.2km. Gjurma e re ka një gjatësi prej 8.75km.
  • Ndryshimi i gjurmës në Polenë, Bashkia Skrapar, Qarku Berat; Gjurma e tubacionit është ndryshuar me një gjatësi prej 700m. Gjurma e re ka një gjatësi prej 1.1km.

– Ndryshimi i gjurmës në Mbrakull, Bashkia Poliçan, Qarku Berat; Gjurma e tubacionit ështëndryshuar me një gjatësi prej 1.97km. Gjurma e re ka një gjatësi prej 2.07km.

– Ndryshimi i gjurmës për shmangien e zonës Minerare Me Leje nr.1437, në Bashkinë Skrapar, Qarku Berat; Gjurma e tubacionit është ndryshuar me një gjatësi prej 7.9km.

Gjurma e re ka një gjatësi prej 7.79km.

– Ndryshimi i gjurmës në Vërzhezhë, Qarku Berat; Gjurma e tubacionit është ndryshuar.

Gjurma e re ka devijuar një gjatësi prej 2.8 km. Gjurma e re ka nje gjatësi 2.7km.

Në mënyrë që të lehtësohet aksesi për në fashën ku do të punohet për tubacionin, u bë e nevojshme të rishikoheshin konceptet për rrugët e kalimit.

Bazuar në vizitat në terren, informacionin topografik dhe fotografitë ajrore, u studiua fizibiliteti në termat e projektimit, gjeologjisë dhe kostos së drejtimit të një rruge.

Për të arritur zonën ku do të punohet për tubacionin, u pa i arsyeshëm ndërtimi i dy rrugëve të reja:

– Rruga e Kalimit 460_3 e cila garanton aksesin për në gjurmën e re pranë Potomit, Qarku Berat;

– Rruga e Kalimit 405_1 e cila garanton aksesin për në gjurmën e re që shmang zonën minerare me Leje nr.1437, Qarku Berat.

 

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt rajonal, me interes kombëtar, për ndërtimin e një tubacioni gazi natyror, i cili do të transportojë gaz natyror nga vendburimi i Shah Deniz II në Azerbajxhan, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë, detit Adriatik për t’u lidhur me rrjetin e transportit të gazit në jug të Italisë.

Qëllimi i projektit është që të transportojë gazin natyror nga rajoni i Kaspikut nepërmjet një gazsjellësi me diameter 48″ në tokë dhe 36″ në det, deri në një terminal pritës në tokë që

ndodhet pranë nyjes lidhëse të rrjetit ekzistues SNAM Rete Gas në Itali. TAP do të jetë afërsisht 880 km i gjatë (duke u shtrire afërsisht: në Greqi 552 km; në Shqipëri 215 km; në Detin Adriatik 105 km; në Itali 8 km). Kuota më e lartë e shtrirjes së gazsjellësit TAP do të jetë 1800 m në Shqipëri, ndërsa kuota më e ulët do të jetë 810 metra në thellësi të Detit Adriatik. Tubacioni në Shqipëri do të jetë rreth 215 km i gjatë, duke filluar nga Bilisht Qendër në rajonin e Korçës, në kufi me Greqinë. Dalja në det e TAP-it në Shqipëri do të jetë e vendosur 17 km në veri-perëndim të Fierit, deri në 400 metra në brendësi nga bregdetit. Seksioni në det në ujërat territoriale shqiptare do të jetë rreth 37 km. Gjurma e TAP-it nëpër detin Adriatik do të ketë një shtrirje tubacioni rreth 105 km përgjatë shtratit të detit nga Shqipëria në bregdetin italian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button