Ekonomia

TAP nis punimet për kalimin e lumit Seman duke përdorur teknologjinë më të fundit

Në nëntor të vitit 2016, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) filloi në Fier punimet komplekse për të realizuar kalimin e tubacionit në një territor me gjatësi afërsisht 1.1 km në të cilën ndodhet lumi Seman, një hekurudhë si edhe një rrugë.

Nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së quajtur Shpimi Horizontal i Drejtuar (HDD), u shmang hapja e kanaleve, duke ulur sasinë e gërmime në minimum dhe duke kufizuar ndikimin mbi ekosistem. Edhe këto janë punime që po kryhen për herë të parë në Shqipëri.

Punimet për kalimin e tubacionit nën shtratin e lumit Seman po kryhen disa qindra-metra larg të dy anëve të lumit.

Procesi i shpimit horizontal të drejtuar për të depërtuar terrenin përdor sonda progresive që do të kalojnë deri në 26 metra poshtë shtratit të lumit.
Pas kësaj, tubi tërhiqet dhe kalon përmes tunelit të hapur (një përshkrim më të detajuar të HDD e gjeni më poshtë).

“Tubacionit të TAP në Shqipëri do t’i duhet të kalojë përmes 555 rrugëve, 514 lumenjve dhe një hekurudhe dhe ne i kushtojmë vëmendje të madhe inxhinierike çdo kalimi. Pasi analizuam dhe vlerësuam plotësisht situatën, vendosëm të përdorim shpimin horizontal të drejtuar në dy kalime të lumit Seman pasi kjo teknologji e re shmang ndikimin fizik të lumit dhe ambientit përreth.”, tha Karl Roberts, Menaxheri i Projektit TAP në Shqipëri.

Ndersa shtoi se, TAP do të vijojë të përdorë standardet më të larta dhe praktikat më të mira të industrisë duke u kujdesur për sigurinë teknike në punë, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Hapat e Shpimit Horizontal , parashikojnë, tunelin pilot, zmadhimin dhe Tërheqjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button