Ekonomia

TAP vendoset sot gurthemeli në Selanik, të pranishëm Peleshi dhe Gjiknuri

Në Selanik të Greqisë do të zhvillohet sot ( 17 maj) ceremonia e inugurimit të gazsjellësit Trans Adriativ Pipeleine ( TAP), me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian, SHBA-së, por edhe të Greqisë, Turqisë, Shqipërisë, Italisë dhe Bullgarisë. Nga Shqipëria do të jenë zv/kryeministri Niko Pelesahi dhe ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri. Në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe ministri i energjisë i Azerbajxhanit Natig Aliev. Ky projekt cilësohet si tejet i rëndëëisshëm për diversifikimin e burimeve energjetike në Europë, por edhe për reduktimin e ndikimit të Rusisë në furnizimin me gaz.

Ndërtimi i seksioneve nëntokësore në Greqi, Shqipëti dhe Itali do të vazhdojnë për rreth 3.5 vjet, ndërsa ato nënujore do të realizohen në periudhën 2017-2018. TAP do të ketë një gjatësi prej 878 km, nga të cilat 550 do të kalojnë në pjesën veriore të Greqisë, 215 km përmes Shqipërisë, 105 km në detin Adriatik dhe 8 km përmes Italisë. Aksionerët e tij janë : Socar (20%), BP (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagas (16%) and Axpo (5%).

Në një intervistë për median azere “Trend”, drejtori menaxhues i TAP AG Ian Bradshaë tha se financimi i projektit do të vazhdojë sipas skemës së përcaktuar. “ TAP parashikon që të sigurojë financime nga një numër i disa prej insitucioneve fiannciare më në zë, si : BERZH, BEI, por edhe nga agjencitë e eksportit të vendeve të OECD-së, që janë të përfshira në furnizimin me mallra dhe shërbime”, tha Bradshaë. Gjithashtu është parashikuar që të ketë financime edhe nga bankat tregtare. Bradshaë shtoi se TAP është aktualisht në procesin e rregullimit të raportit që do të ketë mes likuiditetit dhe borxhit. Në Itali, punimet në qytetin e Barit tashmë kanë filluar, ndërsa Shqipëria është në fazën e transportimit të tubave.

Nga ana tjetër Trend raporton se kompania shtetërore azere e energjisë Socar po kërkon që të zgjerohet në Ballkan. Aktualisht ajo po operon në Shqipëri dhe në Mal të Zi, duke ofruar asistencë për përmirësimin e infrasrukturës së gazit. Këto vende janë edhe pjesë e projektit të gazsjellësit IAP, ku SOCAR shikon mundësi të mëdha për bashkëpunim. Kompania shtetërore azere do të ofrojë vetëm asistencë teknike për vendet e IAP dhe nuk od të jetë një pjesëmarrës direkt në projekt, të paktën kështu deklarohet tani për tani.

SOCAR Balkan u krijuar dy vjet më parë në Baku dhe është gjithashtu edhe themelues i SOCAR Greece. Megjithatë kompania ka nisur të punojë me vendet e Ballkanit Perëndimor shumë më herët. Projekti i gazsjellësit IPA parashikon të ndërtohet në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të sigurojë gazit natyror për shtetet e Europës Juglindore. Ai do të lidhet me tubacionin TAP, i cili është pjesë e projektit të Korridorit Jugor të Gazit. Ndërkohë që është ngritur grupi i punës për për TAP dhe IAP i cili mblidhet rregullisht për të sinkronizuar dy projektet dhe për të koordinuar çështjet teknike që lidhen mes tyre. Ende nuk ka një afat për realizimin e këtij projekti.

Bullgaria gjithashtu synon të lidhet me tubacionin TAP nëpërmjet Ndërlidhësit Greqi-Bullgari (IGB). Sasia e parë e gazit në Gjeorgji dhe Turqi nëpërmjet SGC është planifikuar të nisë në fund të 2018-ës. Ndërsa dërgesat e para të gazit në Europë do të fillojnë një vit pas prodhimit në fushat e Shah Deniz ( në vitin 2020).

SGC ( Korridori Jugor i Gazit) është një nga projektet më të mëdha të ndërtimit të kohës sonë, me një vlerë prej 45 miliardë dollarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button