☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Task-forca antikorrupsion, 60 masa disiplinore, 9 zyrtarë të shkarkuar

60 masa disiplinore, 9 të shkarkuar nga puna dhe 8 kallëzime penale. Këto janë rezultatet e disa kontrolleve të ushtruara në Tiranë, Fier e Durrës nga Task-Forca Antikorrupsion, që drejtohet nga Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, njëherazi Ministre e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ministrja Gjonaj gjatë një deklarate për mediat bëri të ditur se falë bashkëpunimit me qytetarët rezultatet janë inkurajuese.

“Taks Forca antikorrupsion ka vijuar me intensitet të lartë kontrollin ndaj shërbimit për qytetarët. Task Forca ka ushtruar kontrolle në drejtoritë rajonale në Tiranë e Fier. Zyrën vendore të Pasurisë së paluajtshme në Fier, AKU Durrës, Drejtoria Tatimore në Fier dhe Inspektoratin e punës në Fier. Bazuar në raportet e inspektimeve të Task Forcës u është udhëzuar institucioneve përkatëse 60 masa disiplinore e 8 kallëzime penale për drejtues apo ish-drejtues të ndryshëm të administratës shtetërore. Të gjitha institucione kanë zbatuar urdhrin duke dhënë 60 masat disiplinore, teksa janë larguar nga puna 9 persona, duke nisur nga AKU Tiranë, AKU Durrës, Inspektorati i punës në Durrës. Inspektoratin Shtetëror të Punës në FIER..etj. Është depozituar kallëzim penal për ish drejtorët e Aluiznit, të drejtorive rajonale Tiranë. Ndaj tyre  ka dyshime se kanë shkelur afatet e legalizimeve”, tha Gjonaj.

“Lufta ndaj korrupsionit mbetet një nga sfidat më të rëndësishme të qeverisë. Angazhimi maksimal për të goditur rastet e këtij fenomeni. Por i gjithë ky angazhim do të ishte jo i plotë pa pjesëmarrjen e qytetarëve. Njerëzit e thjeshtë janë aleatët tanë më të rëndësishme, denoncimet e tyre dhe informacionet e tyre janë thelbësore për të arritur rezultatet e duhura. Prandaj i sigurojë qytetarët se e gjithë vëmendja jonë është për ta. Çdo informacion, çdo denoncim, çdo gjë që na ndihmon në përmirësimin e punës përmes dhe platformës “Shqipëriaqëduam.al”  Çdo javë në cilësinë e koordinatores kombëtare anti korrupsion do të informojë qytetarët për faktet dhe provave e kësaj përpjekje të përbashkët”, tha Ministrja e Drejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.