☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.73 ▲0.8%
ARI 4,058 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,630 ▼ -0.96% ETH $2,054 ▼ -2.07% XRP $1.0566 ▼ -2.8% SOL $83.1000 ▼ -2.55%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.73 ▲0.8 % ARI 4,058 ▲0.69 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.73 ▲0.8 % ARI 4,058 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Task Forca Antikorrupsion, shkarkohet nëndrejtori dhe 7 punonjës të Institutit të Shëndetit Publik

Shkarkohen 8 zyrtarë të Institutit të Shëndetit Publik, mes të cilëve dhe nëndrejtori i këtij institucioni. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në pasqyrën javore të rezultateve të Task Forcës Antikorrupsion.

Sipas Gjonajt, “strukturat Antikorrupsion kanë verifikuar në Institutin e Shëndetit Publik, Tiranë, zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të ndjekura gjatë procesit të prokurimit të një shërbimi shumë të rëndësishëm siç është “Shërbimi i dezinfektimit në zonat bregdetare dhe urbane”, për zonat Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë”.

“Në përfundim të kontrollit u konstatuan disa shkelje të ligjit për prokurimin publik, veçanërisht të rënda në kuadër të procesit të vlerësimit të ofertave sikundër dhe në fazën e shqyrtimit të ankesave, duke evidentuar se nuk janë përdorur të njëjtat kritere për vlerësimin e ofertuesve”, theksoi Gjonaj.

“Për këtë arsye, shtoi ministrja, janë rekomanduar 8 masa disiplinore, Largim nga puna”, bazuar në legjislacionin përkatës, për anëtarët e KVO-së, konkretisht:Nëndrejtorin e përgjithshëm të Institutit të Shëndetit Publik; Përgjegjësin e Sektorit të Sëmundjeve Infektive; Mjekun në Sektorin e Sëmundjeve Infektive”, tha Gjonaj

“Gjithashtu janë rekomanduar masat “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”, për anëtarët e komisionit të shqyrtimit të ankesave, për procesin e vlerësimit të operatorëve ekonomikë, konkretisht: Përgjegjësin e Departamentit të Informimit Shëndetësor, Teknologjisë dhe Komunikacionit, 2 Specialistë në Sektorin e Zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe në Sektorin e Kërkimit në Popullatë si dhe “Vërejtje” për Përgjegjësin e Sektorit të Laboratorëve (Shëndeti dhe Mjedisi) dhe Specialistin Entomolog”, tha Gjonaj

Sipas saj, janë rekomanduar gjithashtu edhe masa administrative për përmirësimin e veprimtarisë të institucionit, me qëllim përmbushjen e detyrimeve ligjore në bazë të shkeljeve të konstatuara nga inspektimi i kryer nga Task Forca Antikorrupsion.

“Nga strukturat kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit, bëri të ditur Gjonaj, për periudhën nga javën që lamë pas janë evidentuar 11 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, duke proceduar penalisht 15 autorë”.

“Për të gjitha rastet e evidentuara, nga strukturat për hetimin e korrupsionit janë kryer veprimet hetimore dhe referuar në Prokurori, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” si dhe “Shpërdorimi i detyrës”, përfundoi Gjonaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.