🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.60 ▲3.94%
ARI 4,358 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,484 ▲ +3.38% ETH $2,139 ▲ +4.08% XRP $1.4129 ▲ +2.38% SOL $90.1900 ▲ +4.24%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.60 ▲3.94 % ARI 4,358 ▼1.11 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.60 ▲3.94 % ARI 4,358 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimi, ja çfarë përjashtohet nga TVSH-ja

Cani prezanton draftin. Nuk paguajnë TVSH shërbimet shëndetësore, barnat, shërbimi arsimor. Mediat elektronike do të paguajnë 20% për reklamat

Risia – Eliminon taksimin e dyfishtë të TVSH-së për transaksionet midis bizneseve në Shqipëri dhe atyre nga vendet e BE-së

Krahasimi – Projektligji ka 12 kapituj, 31 seksione, 4 nënseksione, 160 nene, ligji ekzistues ka 7 kapituj, 56 nene

cani ne komision ekonomie

Përjashtohen nga TVSH-ja shërbimet shëndetësore dhe sociale, si dhe mallrat që lidhen me aktivitetin e tyre. Ndërkohë me ligjin e ri vendoset kjo taksë për disa sektorë, të cilët më parë ishin të lehtësuara nga TVSH. Drafti u prezantua dje para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i shoqëruar nga drejtorja e përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj. “Ligji është bërë nga e para, pra ka ndryshuar i gjithi. Është hartuar me mbështetjen e BE-së në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Financave Publike të Francës. Për këtë ‘produkt’ që po prezantojmë sot, kemi marrë nga shoqatat e biznesit vlerësime pozitive. Të mos harroj pa theksuar se jemi konsultuar ngushtë edhe me strukturat e posaçme të Fondit Monetar”, u shpreh në fillim të fjalës, ministri Cani.

Përjashtimet

Përjashtohen nga TVSH-ja veprimtari në interes të përgjithshëm (si shërbimi postar publik; shërbimi shëndetësor dhe barnat; shërbimi arsimor; furnizime nga OJF për qëllime kulturore, sportive, fetare, për kujdesin ndaj fëmijëve, të rinjve, të moshuarve, etj.). Ndërkaq, aplikohet për herë të parë dhe konsiderohet si eksport furnizimi i mallrave të destinuara për t’u transportuar në bagazhin personal të udhëtarëve; Këtu duhet përmendur edhe industria fasone që është përfituesja më e madhe e këtij drafti. Nuk kufizohet më e drejta e kreditimit të TVSH-së për furnizimet e marra nga nënkontraktorët e fasonëve. Kjo TVSH do të jetë e kreditueshme dhe e rimbursueshme brenda 30 ditëve për eksportuesit. Ndërkaq ka një ndryshim për industrinë e hidrokarbureve. Përfitojnë të drejtën e zbritjes (kreditimit) të TVSH-së operacionet hidrokarbure, për sa kohë nuk do të trajtohen më si të përjashtuara pa të drejtë kreditimi të TVSH-së. Ligji i ri e zgjeron të drejtën e zbritjes (kreditimit) të TVSH. Përveçse për eksportet, transportin ndërkombëtar, furnizimet për diplomatët, organizmat ndërkombëtarë, NATO, etj., lind kjo e drejtë gjithashtu edhe për shërbime ndërkombëtare, të cilat, kur kryhen në vend, i japin personit të tatueshëm këtë të drejtë.

Nuk përjashtohen nga TVSH

Humbëset më të mëdha të ligjit janë mediat elektronike. Sipas draftit, furnizimi i reklamave në asnjë rrethanë dhe nga asnjë lloj enti, publik ose privat, nuk përjashtohet nga TVSH pasi konsiderohet si veprimtari me karakter tregtar. Pra, përfituese do të jenë agjencitë e reklamave, të cilat konkurrohen sot nga lidhja e drejtpërdrejtë e klientëve të reklamave me mediat. Ndërkaq, do të taksohen me TVSH transaksionet në lidhje me administrimin e fondeve të pensioneve dhe sigurimet e detyrueshme shëndetësore; furnizimi i ambalazheve dhe i materialeve, që përdoren për prodhimin dhe konfeksionimin e barnave; furnizimi i shërbimeve për operacione nën regjimin e përpunimit aktiv; shërbimet që kryhen jashtë Shqipërisë, kur këto furnizime kryhen për persona të patatueshëm, tatohen me 20%, pavarësisht nëse janë vendas apo të huaj. Shërbimet që kanë lidhje me pasurinë e patundshme ose ngjarje kulturore, sportive, artistike etj., pavarësisht se kujt i jepen, tatohen në Shqipëri, nëse pasuria e patundshme ose ngjarja është në Shqipëri; furnizimi i arit nga bankat e nivelit të dytë do të taksohet me TVSH, përjashtuar Bankën e Shqipërisë.

Raportimi

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, kryetari i saj, Erjon Braçe, ka pyetur ministrin se si ka qenë mbledhja e TVSH-së në 9 muajt e fundit dhe se si do të zgjidhet çështja e rimbursimit përmes TVSH-së, Cani është përgjigjur se ka shumë biznese që nuk deklarojnë fitimet, duke qenë në botën e evazionit.
“Këta 9 muaj, mbledhja e TVSH-së ka qenë mbi 200 milionë dollarë, morëm 12 miliardë lekë të parimbursuara dhe i rimbursuam. Më duket se kemi bërë një hap madhor, ne kemi futur elemente automatizimi. Jemi në proces konsultimi me FMN-në për të mbuluar rimbursimet.”- u përgjigj Cani. Lidhur me aktivitetin kriminal dhe kontrollet në sistemin e taksave, ministri Cani i ka bërë apel Prokurorisë se duhet të lëvizë më shpejt për të goditur këto fenomene. “Auditi dhe tatim-taksat, përveç rasteve që janë bërë publike, ka pasur raste tjera, por s’i kemi bërë publike. Janë marrë nga prokuroria dhe di që një rast është në gjykatë”, – tha Shkëqim Cani.

Kufiri 

TVSH e veçantë për bujqësinë dhe biznesin e vogël

Përcaktohen rregullat dhe kushtet për të kaluar nga regjimi normal, pra me TVSH 20%, në regjimin e ndërmarrjeve të vogla pa TVSH në bazë të qarkullimit vjetor (pragut të regjistrimit të TVSH-së).

Ndërkaq, ka regjim të veçantë kompensimi për prodhuesit bujqësorë, për të cilët norma e kompensimit nga 6% është bërë 20%. Gjithashtu, përcaktohen për herë të parë skemat e reja të aplikimit të TVSH-së mbi marzhin, për regjimin e mallrave të përdorura, agjentëve të udhëtimit dhe ankandeve. Regjim i veçantë saktësohet edhe mbi arin për investim. Përjashtohet nga TVSH furnizimi dhe importimi i arit për investim, përfshirë arin për investim të përfaqësuar nga certifikata ari, etj.

Zamir Alushi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.